10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePresidenti Kroat pret Prof.Dr Milaim Fetahun Ambasadorin e ri të Maqedonisë së...

Presidenti Kroat pret Prof.Dr Milaim Fetahun Ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut

Profesor Milaim Fetai sot në Zagreb ka dorëzuar letrat kredenciale, si Ambasador fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, tek Presidenti i Republikës së Kroacisë Shkëlqesia e tij, Zoran Milanović. Në një pritje shumë të ngrohtë dhe miqësore, Presidenti Milanovic ka rezervuar një audiencë duke tejkaluar edhe kohën e parashikuar për raste të ngjashme. Ambasadori Fetai ka shprehur mirënjohjen personale, edhe të vendit që ai përfaqëson për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për mbështetjen dhe rolin që ka luajtur dhe luan Kroacia në procesin e integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana e tij, presidenti kroat ka garantuar ambasadorin se Kroacia do të vijojë të luajë këtë rol mbështetës edhe gjatë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.
Ambasadori Milaim Fetai është njohës i mirë i realiteteve politike të Kroacisë, sepse për rreth dy dekada ka jetuar në Kroaci, ku është arsimuar dhe ka kryer edhe një pjesë të veprimtarisë si intelektual. Ambasador Fetai u emërua Ambasador në Republikën e Kroacisë pas një periudhe të gjatë si profesor në Universitetin e Tetovës dhe anëtar i Agjencisë për  Media në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments