SHISH ka diçka për Metën? Komisioni hetimor ka si provë edhe videot e deklaratave dhe takimeve të presidentit

61

Komisioni Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta nisi administrimin e provave mes tyre edhe një përgjigje nga SHISH.

Top Channel ka mësuar se SHISH did diçka për presidentin Ilir Meta por e gjithë përgjigja, mban mbishkrimin sekret. Në kushtet e anonimatit një prej anëtarëve të komisionit që e ka lexuar shkresën e SHISH i tha Top Channel se janë disa informacione që SHISH ka mbledhur për kreun e shtetit, para dhe gjatë fushatës elektorale. Këto informacione të administruara nga komisioni hetimor, tregojnë se presidenti Meta për SHISH ka qene “subjekt me interes” dhe se agjentët në terren janë ngarkuar të monitorojnë takimet dhe lëvizjet e presidentit.

Sot ishte afati i fundit për presidentin Meta, për të dëshmuar në komision gjë e cila nuk ndodhi pasi javën e shkuar presidenca i dërgoi një letër komisionit ku theksonte se “nisma të ndërmarra në mënyra dhe forma të tilla janë hakmarrje pse jo dhe puc institucional apo grusht shteti”.

Përballë kësaj përgjigje sfiduese të presidentit sekretarja e komisionit hetimor socialistja Klotilda Ferhati pati këtë propozim.

Klotilda Ferhati: Kodi i procedurës penale e parashikon edhe marrjen me forcë. Jemi legjitimë dhe na duhet të përmendim këtu edhe disa fakte të tjera. Të gjitha pretendimet për të mos njohur këtë Kuvend, rrëzohen nga Komisioni i Venecias. Mund të merret dhe me forcë. Në këtë fazë jemi tani, unë çmoj që nuk ka vullnet nga ana e Presidentit për tu dëgjuar në këtë komision.

Ky propozim u mbështet nga anëtari Spartak Braho por deputetja Ferhati u shpreh se më mirë preferoj mos ta vëmë në zbatim.

Komisioni hetimor e deklaroi dhe e votoi të mbyllur procedurën e hetimit pasi administroi nga AMA të gjitha deklarimet e presidentit në televizionet lokale dhe kombëtare përfshi informacione nga SHISH, Policia e Shtetit dhe prokuroria.
Pjesë e provave janë edhe përgjigjet e dy eksperteve ligjor si dhe dy punime të bibliotekës së kuvendit me precedentët e shkarkimit të presidentëve në botë.

Kryetari komisionit Alket Hyseni pasi tha se “Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit” tregoi se kur raporti paraprak dhe ai final do të jenë gati ti për shkuar për votim kuvendit.

Top Channel