9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTë moshuarve mbi 67 vjeç dhe të rinjve deri 18 vjeç u...

Të moshuarve mbi 67 vjeç dhe të rinjve deri 18 vjeç u lejohet lëvizja prej orës 5:00 deri në orën 19:00

Të gjithë qytetarët e kanë të lejuar lëvizjen prej orës 5:00 deri në orën 19:00, përfshirë edhe personat mbi 67 vjeç, si dhe fëmijët dhe të rinjtë deri 18 vjeç të cilët deri më tani, krahas ndalesë prej orës 19:00 deri në orën 5:00, kishin kufizime dhe në disa periudha të caktuara të ditës.

Ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për kufizim të lëvizjes në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria i miratoi pasi që Gjykata kushtetuese dje në mbledhje e hoqi regjimin e posaçëm të lëvizjes për këto dy kategori moshash.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria në mbledhjen e djeshme solli edhe plotësim të Dekretit për mbajtje të mbrojtjes personale për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, me atë që zgjerohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të kësaj mase dhe autorizime marrin edhe Inspektorati shtetëror komunal, inspektorët komunal dhe ruajtësit komunal të rendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments