11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeTaravari shtron iftar për krerët e VLEN-it, të pranishëm edhe dy deputetë...

Taravari shtron iftar për krerët e VLEN-it, të pranishëm edhe dy deputetë të VV-së

Arben Taravari, kandidati presidencial i koalicionit VLEN ka shtruar sonte iftar për bashkëpunëtorët e tij, krerët e partive politike, Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, Izet Mexhitin e LD-së, Afrim Gashin e AAA-së, si dhe Bekim Qokun, përfaqësues i VV-së nga Maqedonia e Veriut, shkruan gazeta LAJM.

Në iftarin e organizuar sonte në Gostivar kanë marrë pjesë edhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari dhe Mefail Bajqinovci, si dhe përfaqësues tjerë të partive nga koalicioni opozitar VLEN.

Me fillimin e muajit të Ramazanit, politikanët kanë filluar të shtrojnë iftare edhe për aktivistët e partive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments