11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeZona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga...

Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë.

Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë.

Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë  “E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj.

Kemi mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes se çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit më të madh në Rajonin e Pollogut dhe më gjerë si dhe baltosja e 2.500 të punësuarve dhe familjeve të tyre që sigurojnë ekzistencën dhe mirëqenien e tyre në Zonën Ekonomike të Tetovës. Kjo nuk është në dobi të askujt.

Shprehim keqardhje për mosrealizimin e këtj projekti. Çdo mesazh i gabuar e tendencioz krijon pasoja negative për investitorët potencial dhe mbi të gjitha për investitorët ekzistues.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe shpresojmë se do ta transmetoni këtë informatë në mënyrë të saktë dhe korrekte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments