7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi i reagoi Azirit: Nuk janë teke të mija, por janë...

Talat Xhaferi i reagoi Azirit: Nuk janë teke të mija, por janë procedura të Kuvendit,dhe pse në kohë iftari

“Nuk është përgjegjësia e imja dhe tendenca që gjithë atë bllokim me amendamente për dy muaj, të hidhet në teke të kryetarit të Parlamentit. Jo, nuk janë teke të mija, por janë procedura”.

Kështu mes tjerash deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi derisa ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të koaliconit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri ku thotë se kryetari ka pasur njoftim se koalicioni do të marrë pjesë në seancën e 32-të.

“Nuk pati kuorum dhe nuk kisha hapësirë për të vazhduar me seancën e 36-të. Të nesërmen, të premten ishte paralajmëruar takim mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe të Aleancës dhe Alternativës për marrëveshjen e mundshme për ligjin për shtetësi. Dhe normalisht, duhej t’i jepja hapësirë asaj marrëveshje që të di se si do të jetë fundi i asaj marrëveshje, sepse edhe dinamika e miratimit të ligjeve të pakos së 5, për faktin se amendamente kishin edhe ata, qëndrimi i tyre ishte se pa pasur marrëveshje, nuk i tërheqin amendamentet. Gjatë ditës së premte pata komunikuar përfaqësues të koalicionit Alternativë-Aleancë, për të ditur se a janë të gatshëm për të marrë pjesë në seancën e 32-të dhe pas asaj të vazhdojë seanca e 36-të. Për faktin se ishin në takim, prita deri në fund të orarit të punës që të di a kanë marrëveshje apo jo. Brenda ditës së premte nuk dhanë përgjigje dhe të nesërmen e konvokoj seancën e 32-të dhe 36-të për ditën e djeshme. Pas konvokimit të këtyre seancave, përfaqësuesi i këtij koalicioni nëpërmjet konferencës për shtyp deklaron se kanë gatishmëri për të marrë pjesë në këto seanca. Por, konferenca për shtyp nuk është garancë për pjesëmarrje. Procedura parlamentare kanë tjetër rregull, sikur të kishin bërë me shkrim se do të merrnin pjesë, atëherë do të ishte tjetër seancës. Unë nuk mund të bazohem në konferenca për shtyp për punën e Parlamentit”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi është sqaruar në lidhje me thirrjen e seancës plenare ditën e enjte, në ora 19:20 kur përkonte me kohën kur deputetët myslimanë, duhej të çelnin iftar pasi jemi në muajin e agjërimit – Ramazani.

Xhaferi sqaron, se gjithçka filloi kur koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi pauzë në ora 18:20, dhe sipas Rregullores, ai është i detyruar që të të japë një orë pauzë brenda ditës.

Sipas pauzës, përkonte që deputetë duhej të ktheheshin në sallë në kohë të iftarit, dhe për këtë shkak, Xhaferi ka vendosur që në sallë të mos kthehet atëherë, por në ora 20:45.

“Nuk kishte arsye të ndërpritet seanca e 32-të dhe të kalohet në seancën e 36-të. Arsye për të ndërprerë seancën në atë moment nuk kishte, për faktin se në sallë kishte mbi 62 deputetë dhe kishte parakushte që pikat të vihen në votim. Në momentin kur unë filloj që pikat t’i vendos një nga një në votim, ata dalin jashtë. Ndërkohë rikthehet koordinatori dhe në ora 18:30 kërkon pauzë për një orë dhe unë sipas Rregullores, me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentar, mund të jap pauzë më së shumti një orë brenda ditës. Fakti që grupi parlamentar kërkon pauzë, unë e kam për obligim që të jap pauzë dhe ajo pauzë përkonte me orën 19:20, që në fakt rezultonte me afatin kur fillon iftari për deputetë që mbajnë Ramazan dhe për këtë arsye në ora 19:20 nuk jam kthyer në seancë, sepse nëse kthehesha do të duhej të konstatoj se deputetët që mbajnë Ramazan, janë duke bërë iftar dhe duhej përsëri të jap pauzë edhe për një orë. Për këtë arsye deri në ora 20:45 nuk jam kthyer në sallë, që të mundësoj që deputetët të çelin iftar dhe të vazhdojmë me punë”, deklaroi Xhaferi, transmeton TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments