14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Duhet rritje e diplomacisë ekonomike dhe mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë

Talat Xhaferi: Duhet rritje e diplomacisë ekonomike dhe mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë

Ne jemi një vend i vogël, me burime të kufizuara dhe duhet të merret parasysh balanca ndërmjet huamarrjes dhe rritjes ekonomike, tha sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij në Forumin Ekonomiko-Financiar të Shkupit (SEFF).

Sipas tij, aktiviteti ynë në politikën e jashtme dhe shfrytëzimi i mundësive të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivave euroatlantike, është një bazë e mirë për të pritur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Xhaferi vlerësoi se nevoja për të arritur një balancë mes sigurisë energjetike dhe ushqimit për qytetarët mund të tejkalohet lehtësisht vetëm me mbështetjen e bankave institucionale evropiane. Diplomacia ekonomike, nga ana tjetër, mund të bëjë shumë për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat evropiane.

  • Situata mund të kapërcehet me mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë, institucioneve evropiane dhe bankave, dhe fakti që përfaqësuesit e tyre janë pjesë e forumit është një sinjal inkurajues. “Ne jemi në gjendje të lehtësojmë kushtet për të bërë biznes dhe për të tërhequr investime, por aktiviteti i politikës së jashtme, si dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal është një bazë e mirë për të pritur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha Xhaferi.

Sipas Xhaferit, vendi duhet të investojë në kapital cilësor njerëzor përmes shëndetësisë dhe arsimit cilësor. Të rinjtë, theksoi ai, duhet të përfshihen në krijimin e politikave mjedisore lokale, dhe lidhja e infrastrukturës rajonale është jetike, e cila do të inkurajojë tregtinë dhe sigurinë energjetike.

“Përkrahja për inovacionin dhe teknologjitë e reja, ndërtimi i institucioneve të fuqishme, të pavarura, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore”, tha Xhaferi.

Për sa i përket konfliktit ruso-ukrainas, folësi vuri në dukje se, për fat të keq, nuk shihet një zgjidhje e shpejtë dhe çdo zgjatje e tillë nënkupton komplikimin e mëtejshëm të situatës që prek biznesin, investimet, fuqinë punëtore, ikjen e trurit dhe fuqinë blerëse përballë rritjes së çmimeve.

“Si përgjegjës për rritjen, zhvillimin dhe progresin e qëndrueshëm të vendit, duhet të japim kontributin maksimal për tejkalimin e vështirësive të shkaktuara nga kjo sfidë e re globale – lufta në Ukrainë”, tha Xhaferi.

Mysafir nderi që hapi ditën e dytë të konferencës ishte presidenti Stevo Pendarovski. Ai vuri në dukje nevojën për të ndërtuar një model të rritjes ekonomike rezistente ndaj krizës.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments