13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeTAKIMI I PARË ZAEV – ASH AAA, -LIGJI PËR SHTETËSI-PA MARRËVESHJE

TAKIMI I PARË ZAEV – ASH AAA, -LIGJI PËR SHTETËSI-PA MARRËVESHJE

USHTETI DHE OPOZITA PREMTOJNË SE MUND TË TEJKALOHEN DALLIMET


Takimi i pushteti me opozitën shqiptare ndodhi, por jo në nivel liderësh.
Koordinatorëve të grupeve parlamentare të koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe LSDM-së, iu bashkëngjiten në Kuvend, Kryeministri, me ministrat e drejtësisë, të punëve të brendshme dhe atij të bujqësisë. Takimi nuk prodhoi zgjidhje përfundimtare, mirëpo, u vlerësua si pozitiv.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Për një pjesë të punëve menjëherë gjetëm zgjidhje dhe e dimë se si do të zgjidhen këto çështje. Për një pjesë më të rëndësishme të çështjeve, sollëm përfundim se Qeveria do të duhet ti shqyrtojë argumentet që janë ofruar nga ana e Aleancës dhe Alternativës, njësoj si ata që duhet ti rishikojnë argumentet nga ana e ministrave. Jemi marrë vesh që pas një jave, por nëse ka mundësi edhe më herët të takohemi sërish.

Të hapur për bashkëpunim janë edhe nga opozita. Koordinatori i grupit parlamentar, Skender Rexhepi, tha se janë në rrugë për të gjetur zgjidhje.

SKENDER REXHEPI, KOORDINATOR I GP TË ASH-AAA


Hasëm në një mirëkuptim verbal nga ana e Kryeministrit posaçërisht për gjetjen e zgjidhjes së mirë dhe të kapshme. Edhe ne si grup parlamentar nuk dëshirojmë që të jemi delja e zezë, duke bllokuar sa e sa ligje vetëm për ta debllokuar ligjin për shtetësi.

E koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi, doli me numra, me të cilat tha se janë të pavërteta pohimet e opozitës se bëhet fjalë për 70mijë persona që nuk kanë shtetësi.

ARBËR ADEMI, KOORDINATORI I 
GP TË BDI-

Dëshiroj të njoftoj qytetarët që në vitin 2019 ka patur vetëm 426 shqiptarë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa në vitin 2020 ka patur gjithësej 440, kurse në tre muajt e parë të këtij viti ka 103 aplikacione. Në katër vitet e fundit janë dhënë 2371 nënshtetësi për shqiptarët ndërsa janë refuzuar 223 gjithësej. Në total, gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim janë akorduar mbi 13.000 nënshtetësi. Aktualisht, në përpunim janë gjithësej 2674 kërkersa për nënshtetësi.

Megjithatë, për Rexhepin numrat nuk janë të rëndësishme. Sipas tij, edhe nëse vetëm një qytetarë është pa shtetësi, ky ligj duhet të ndryshohet. Rexhepi tha se nëse arrihet marrëveshje me LSDM-në, ata do të ulën edhe me VMRO DPMNE-në që ti harmonizojnë qëndrime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments