9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeTakim Fatmir Besimi – Sera / Kompani spanjolle të interesuara në ndërtimin...

Takim Fatmir Besimi – Sera / Kompani spanjolle të interesuara në ndërtimin e Korridorit 8

Kriza aktuale shëndetësore dhe ekonomike që ka prekur të gjithë botën, duke përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Spanjën, kërkon monitorim aktiv të situatës dhe reagime në kohë nga ana e qeverive. Pandemia kishte një ndikim negativ më të madh në gjysmën e parë të vitit sesa pritej dhe rimëkëmbja parashihet të jetë graduale. Me qëllim që të lehtësohet ndikimit në ekonomi dhe standardet e jetesës së qytetarëve, kemi miratuar disa masash që sigurojnë likuiditet për kompanitë të cilët në vazhdim kur do të përmirësohet situata të jenë në gjendje që të vazhdojnë të punojnë, të jenë konkurruese dhe të kontribuojnë në rritjen ekonomike”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera.

Besimi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Spanja i ka ofruar vendit tonë në procesin e anëtarësimit të plotë përfundimtar në NATO, si dhe për mbështetjen e vendit tonë për hapjen e negociatave me BE-në.

“Presim që Spanja të vazhdojë të jetë partneri ynë strategjik në periudhën e ardhshme që do të mbështesë vendin tonë deri në anëtarësimin e saj të plotë në BE,” theksoi Besimi.

Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Sera, tha se për momentin seriozisht po mendohet për vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi bilateral me çka do të krijohen kushte për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shtoi se kompanitë spanjolle të cilat janë liderë në botë në pjesën e ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore janë të interesuar për thirrjet publike të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë – Korridori 8.

Në bashkëpunim me Spanjën, në kuadër të Ministrisë së Financave u realizua me sukses projekti “Harmonizimi i mëtejshëm me BE-në në sferën e sigurimit dhe rritjes së operacioneve të tregut”, në të cilin Organi mbikëqyrës i Spanjës për fondet e sigurimit dhe ato pensionale, ishte partner nga një shtet anëtar i BE-së, si dhe Projekti “Përmirësimi i kushteve të DAP-it ndaj obliguesve tatimor” ku partner ishte Administrata tatimore e Spanjës. (Agencia Tributaria).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments