6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeSugareski dhe Kitanov në mbikëqyrje të ndërtimit të rrugës Shtip-Koçan

Sugareski dhe Kitanov në mbikëqyrje të ndërtimit të rrugës Shtip-Koçan

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Zoran Kitanov sot do të kryejnë inspektim në ndërtimin e autostradës Shtip-Koçan, (faza 1 Shtip-Krupishtë).

Kitanovi gjatë fundjavës informoi se pjesa e parë e autostradës në shtrirje nga Shtipi deri në Krupishtë në gjatësi prej 14.3 km është në fazën përfundimtare. Paralajmëroi se do të lëshohet për qarkullim në qershor të këtij viti.

Sipas Kitanovit, pa vonesa janë duke u zhvilluar punimet ndërtimore të fazës së dytë nga Krupishta deri në Koçan, me gjatësi prej 13.75 km. Ndërtimi filloi në vitin 2019, ndërsa afati i fundit është prilli 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments