15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeStoltenberg: Mbështetje e lartë për NATO-n në Maqedoninë e Veriut

Stoltenberg: Mbështetje e lartë për NATO-n në Maqedoninë e Veriut

Rreth 63% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dëshirojnë që vendi të mbetet anëtare e NATO-s, kurse 64% janë të bindur se anëtarësimi në Aleancë ul rrezikun që vendi të sulmohet.

Kështu thuhet në Raportin vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vitin 2023.

Nëse votohet “për” ose “kundër” anëtarësimit në NATO, 24% e qytetarëve do të përcaktoheshin që vendi të largohet nga Aleanca. Po kaq janë edhe të përmbajtur.

Sikurse në vitin 2022, në nivel global, 82% e qytetarëve besojnë se është e rëndësishme bashkëpunimi për cështje të sigurisë Amerikë – Evropë.

Në këtë Raport thuhet se Maqedonia e Veriut është një nga 18-të vendet që nga ky vit përmbushin kriteret e NATO-s për të ndarë 2% të BPV-së për mbrojtjen.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga viti 2024 ndahen 2.05% ose 327 milion euro për buxhetin e mbrojtjes së vendit./tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments