13.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeVelkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund...

Velkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund t’i paraqesin rastet qytetarët

Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski sot, drejtorëve të Qendrave për punë sociale, Qendrave ndërkomunale për punë sociale, Onstitucioneve publike dhe të gjithë faktirëve të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar të cilët janë nën ombrellën e kësaj ministrie, u ka dërguar njoftim për shfrytëzim të gjërave të lëvizshme dhe të palëvizshme në pronësi shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, ndërkaq në pajtim me kodin zgjedhor, kumtuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Njoftimi ka të bëjë me shfrytëzimin ligjor të hapësirës së zyrave, pajises së uyrave dhe automjeteve zyrzare të organeve shtetërore gjatë fushatës zgjehdore dhe atë për Zgjedhje për president të Rrepublikës së Maqedonisë së Veriut. Mosrespektim i obligimeve dhe ndalesave nga njoftimi tërheqë përgjegjësi penale – juridike në pajtim me rregulalt ligjore”, thuhet në kumtesë.

Nga MPPS theksojnë se nëse qytetarët në periudhën në vijim vërejnë keqpërdorim të resurseve, agjitim, aktivitete partiake, keqpërdorim për pozitën zyrtare në funksion të ndikimit të vullnetit të lirë të qytetarëve menjëherë ta paraqesin atë në ministrinë e resorit në 02/3106456 apo në e-mailin [email protected]

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments