Stevo Pendarovski: Radevi nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

45

Kreut të Bullgarisë, Rumen Radev për çështjen e bullgarëve në vend, i ka reaguar presidenti Stevo Pendarovski.

Veprimin e Radevit, Pendarovski e sheh jashtë procedurave të brendshme të Aleancës së NATO-s, ndërkaq e ka cilësuar edhe si përzierje në punët e brendshme të një shteti anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut.“Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin bazë të politikës ndërkombëtare për mospërziere në punët e brendshme të shtetit tjetër”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Pendarovskit, transmeton TV21.

dërkaq, shtojnë se deri tani, kabineti i Pendarovskit nuk ka pranuar asnjë informacion në lidhje me “shkeljen e të drejtave të bullgarëve në vend, vetëm sepse kanë deklaruar se janë bullgarë”.

Se veprimi i Radevit është përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka vlerësuar edhe kryeministri Zoran Zaev.

Njoftojnë se si shtet kandidat i Bashkimit Evropian i cili me vite është nën monitorim të Brukselit, as në “raportin e fundit nuk është regjistruar rast i shkeljeve të të drejtave” të bullgarëve.

Ndërkaq, presidenti bullgar Radev dje mblodhi forcat e sigurisë për çfarë u dha rekomandim që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e bullgarëve jashtë shtetit – në Maqedoni të Veriut. Këtë veprim e ka mbështetur edhe shefja e e diplomacisë bullgare, Ektarina Zaharieva./TV21