15.2 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Më datë 14.05.2024, në bazë të një urdhri gjyqësor dhe me
dyshimin për kryerje të veprave penale “përhapjen e materialit
racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” sipas nenit
394-g dhe “abuzimin e të dhënave personale” sipas nenit 149 të
Kodit Penal, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kryen bastisje në
shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit L.I.(19) nga Tetova.
Gjatë bastisjes, janë gjetë dhe konfiskuar morën dy USB-
memorje, një kompjuter laptop dhe një kompjuter.
Personi është thirr në SPB-Tetovë dhe pasi të pastrohet dhe
dokumentohet çështja do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 14.05.2024 në orën 17.25 në DPB-Gostivar,
personi S.S. (44) nga Gostivari, ka raportuar se personi B.S. nga
Gostivari, i cili gjendet në Zvicër, ka regjistruar në mënyrë të
paautorizuar bisedën e tyre në rrjetin social dhe bisedën e
regjistruar ia ka dërguar vëllait të tij B.S., i cili e kishte publikoi atë
në rrjetet sociale. Janë marrë masa për të zbardhjen e çështjes.
……
Dje (14-maj) në periudhën nga ora 10.00 deri në orën
15.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për
sanksionimin e shoferëve që kryejnë një tejkalime të parregullta
në komunikacion, kështu që janë zbuluar dhe sankcionuar 8
shoferë (TE-2 dhe GV-6), 6 prej të cilëve në (GV) kishin tejkaluar
në vendet ku një veprim i tillë ishte i ndaluar. Gjatë kontrollit
gjithashtu janë sankcionuar edhe 3 (TE) lloje të tjera të shkeljeve
të trafikut. Ndaj shoferëve shkelës janë përgatitur parashtresat e
parapara me ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments