14.5 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË /KUMTESË

SPB TETOVË /KUMTESË

Më datë 08.05.2024 në ora 17:00 në rrugën ,,JNA” në
Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria
personin I.B (51) nga Studeniçani i Shkupit, nën dyshimin se ka
kryer veprën penale “mashtrim”. Ai dyshohet se ka mashtruar një
34-vjeçar nga Gostivari, për një shumë prej rreth 1500 euro.
Gjegjësisht, sipas raportit, në qershor të vitit 2023 ai ka rënë
dakord me personin e dëmtuar që t’ia riparojë katërçikletën, pas
së cilës i ka marrë pjesët e riparimit dhe ka marrë paradhënie perj
tij. Megjithatë, spas raportit, menjëherë më pas I.B. ka ndërprerë
komunikimin me 34-vjeçarin dhe nuk e ka kryer punën e
kontraktuar, me çka më 16.02.2024 është raportuar në Policinë e
Gostivarit. Personi është mbajt në komisariat dhe pas
dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të bëhet kallëzimi
përkatës.
……
Më datë 08.05.2024 në ora 11:40 në Njësinë e Policisë
Gallatë, personi A.A (40) nga Llomnica e Gostivarit, ka raportuar
se rreth orës 10:25 në Negotinë të Gostivarit, B.R. nga fshati
Negotinë është sjellë në mënyrë agresive ndaj tre fëmijëve të tij të
mitur dhe i ka kërcënuar me një send të mprehtë. Janë marrë
masat për zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 08.05.2024, në ora 23:40, zyrtarët policorë të
Njësia e Policisë-Kamnjan kanë privuar nga liria personat A.R
(45), M.R.(39) dhe M.R.(20) duke vepruar pas një raporti paraprak
në ora 23.15 se në fshatin Sellarcë e Epërme, kanë sulmuar
fizikisht personat A.U (40) dhe N.S (35) nga i njëjti fshat. Ata janë
ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 08.05.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, B.I (29)
nga Palcishti i Poshtëm i Tetovës, menaxhere në një objekt
hotelierik në Tetovë, ka raportuar se janë largua 10 shtetas të huaj
nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik. Sipas njoftimit, ata
kanë arritur në zonë më 22.04.2024 dhe po atë ditë kanë


raportuar qëndrimin e tyre në vendin tonë, në Sektorin e Punëve
të Brendshme-Tetovë. Po merren masa për gjetjen e personave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments