19.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaOpinionHISTORIA E PALESTINËS PREJ VITIT 70 PAS KRISHTIT(Me rastin e 14 majit...

HISTORIA E PALESTINËS PREJ VITIT 70 PAS KRISHTIT(Me rastin e 14 majit ,76 vjetori i themelimit të shtetit të Izraelit)

   

   “Njiheni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lire.” 

                                                                                     (Bibla,Gjoni 8:32)

Shumë sionistë besojnë se kanë “një  akt të shkruar nga Zoti”, që përcakton të drejtën e tyre për Qytetin e Shenjtë (Jeruzalemin), por faktet e kundërshtojnë këtë besim popullor: Prej vitit 70 pas Krishtit deri në 14 maj 1948, kur një botë e prekur nga ndjenja e fajit themeloi shtetin e Izraelit në tokën arabe, në Arabi ato kanë  qenë më shumë të papranishme, se sa e kundërta. Që nga themelimi i Izraelit, kjo tokë nuk ka pasur më paqe:

66 – 70 pas Krishtit. Paria hebraike e Zelotëve rebelohet ndaj autoriteteve romake. Jeruzalemi bie kur gjenerali romak Tit e vë nën rrethim; vetë Titi urdhëron pastaj shkatërrimin e plotë të tempullit Herodian për të sanksionuar fitoren e vet. Romakët ndërtojnë një qytet të ri të quajtur Aelia Kapitolina mbi rrënojat e Jeruzalemit, dhe ngrenë një tempull kushtuar Jovit (Jupiterit).

313 pas Krishtit. Perandori romak Konstandini I e deklaron të ligjshëm krishtërimin, e ëma e tij Helena viziton Jeruzalemin dhe e shndërron Tokën e Shenjtë në vendmbritjen kryesore të pelegrinëve të krishterë. Pjesa më e madhe e popullsisë helenizohet dhe krishtërohet.

324 pas K. Konstandini i Bizantit rindërton muret e qytetit dhe nis ndërtimin e Kishës së Varrit të Shenjtë.

638 pas K. Ushtria arabe myslimane shkelin Palestinën dhe pushtojnë Jeruzalemin, dhe pak më pas ndërtohet xhamia Al-Aqsa, në tokën që shumë shpejt do të njihet si Filistea. Prania myslimane e vendosur me këtë fitore do të zgjasë 1.300 (njëmijë e treqind) vjet. Pas një shekulli, pjesa më e madhe e popullsisë u kthye në fenë e Islamit. Muslimanët i konsiderojnë hebrenjtë dhe të krishterët e mbetur si “populli i librit” dhe u lejojnë atyre një farë vetëqeverisjeje dhe u garantojnë siguri e liri kulti.

1096 K. Papa Urban II nxit kryqëzatën e parë.

1099 K. Kryqtarët pushtjnë Jeruzalemin dhe masakrojnë të gjithë hebrenjtë dhe myslimanët, vriten dhe shumë të krishterë.

1187 K. Saladini rimerr Jeruzalemin.

1492. Çifti mbretëror i Spanjës, Ferdinandi dhe Izabela, urdhërojnë që të gjithë hebrenjtë të pagëzohen, ose të dëbohen. Më shumë se 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) hebrenj emigrojnë drejt Turqisë Otomane, Ballkanit dhe Afrikës Veriore, por mijëra mbeten në Spanjë dhe kthehen në të krishterë. 

1516. Turqit otomanë të Azisë së Vogël pushtojnë Filistean dhe do ta sundojnë me pak ndërprerje deri në dimrin e vitit 1917-1918. Vendi ndahet në distrikte të ndryshme, si ai i Jeruzalemit.

1831-1840. Muhamed Aliu, mëkëmbës mbreti reformator I Egjyptit, e shtrin mbretërinë e tij deri në Palestinë.

1840. Perandoria Otomane rimerr në zotërim Palestinën, duke realizuar reformat e veta.

1862. Moses Hess-i publikon librin: “Zgjimi i Izraelit. Roma dhe Jeruzalemi, çështja e fundit kombëtare”, njëri prej librave të parë sionistë.

1882. Grupe hebrenjsh rusë, në arrati nga revoltat popullore anti-Semite, themelojnë komunitetet e para sioniste në Filistea. Fillon ALIYA e parë, (fluksi shtegëtues drejt Tokës së Shenjtë).

1896. Gazetari austriak Teodor Herzl publikon librin “Shteti hebre”, një botim që mbështet idenë e një shteti kombëtar hebre në Tokën e Shenjtë, ose diku gjetkë.

1897. Teodor Herzi organizon kongresin e parë sionist në Bazilea, Zvicër.

1904. Fillon aliya e dytë.

1916. Qeveritë e Francës dhe të Britanisë së Madhe hartojnë marrëveshjen Sykes-Pikot, e cila përcaktonte si të ndahej Perandoria Otomane pas luftës. Britanisë së Madhe i përshtatet Palestina.

2 nëntor 1917. Qeveria angleze, nëpërmjet deklaratës Balfour, mbështet idenë e krijimit të një shteti hebre në Palestinë.

9 dhjetor 1917. Ushtria angleze e komanduar nga gjenerali Edmund Allenby hyn në Jeruzalem, dhe pak më pas Anglia pushton krejt Palestinën.

1919. Konferenca e Paqes e Versajës i jep fund Luftës së  parë Botërore dhe konsolidon kontrollin anglez e francez në Lindjen e Mesme.

1919 – 1923. Aliya e tretë.

1920 – 1921. Shpërthejnë revoltat e para arabe kundër hebrenjve në qytetet Hebron, Jeruzalem dhe Xhafa. Lindin milicitë e para sioniste. (milici = një ushtri e përbërë nga qytetarë dhe jo ushtarë profesionistë, të thirrur në kohë emergjence, D.G) 

1924 -1932. Aliya katërt.

1933 – 1935. Aliya e pestë

1936. – 1939. Palestinezët ngrenë krye. Komisioni anglez Pil propozon ndarjen e Palestinës: 2/3 arabëve, 1/3 hebrenjve.

1939 – 1945. Lufta e Dytë Botërore.

1946. Qeveria angleze shton fluksin shtegëtar hebraik nga Evropa në Palestinë. Irgun Zvai Leumi (organizata ushtarake kombëtare izraelite) përgjigjet me një fushatë terroriste.

29 nëntor 1947. Pa heqje dorë të Anglisë, hyjnë Kombet e Bashkuara dhe votojnë për ndarjen e Palestinës në dy shtete, duke provokuar menjëherë luftime të reja.

10 prill 1948. Irgun Zvai Leumi masakron qytetarë arabë në Deir Jasin. Palestinezët braktisin shtëpitë e tyre.

14 maj 1948. Skadon mandate britanik. Themelohet shteti i Izraelit, pesë ushtri arabe vijnë në ndihmë të palestinezëve dhe e sulmojnë. Të pakoordinuar, arabët munden nga forcat izraelite. Jordania pushton bregun perëndimor të lumit Jordan, dhe Egjypti pushton rrypin e Gazës (Izraeli do t’i pushtonte këto toka pas luftës së “gjashtë ditëve” të vitit 1967). Lufta shkaktoi 780.000 (shtatëqin e tetëdhjetë mijë) refugjatë palestinezë: gjysma e tyre merr arratinë prej frikës, pjesa tjetër detyrohet t’u lëshojë shtëpitë emigrantëve hebrenj të ardhur nga Evropa e nga shtetet arabe.

 ———-   I   ————-

Burimet: 

• Mitch Frank: “Understanding the Holy Lanf”, Viking Children Books, New York 2005. 

• Shashaa Esam: “A Brief History of Palestina”

• Tim C. Leedom dhe Maria Murdy: “Libri që Kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje”, “Bota shqiptare”, Tirnë 2005, f.110-113

Pergatiti për botim D.Goxhaj

                     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments