11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Më 01.05.2024 në ora 18.45 në Tetovë, efektivët e policisë
nga Departamenti i Trafikimit të Paligjshëm të Drogës dhe
Armëve në SPB-Tetovë, në Tetovë e kanë privuar nga liria
personin A.T.(35) e Reçica e Vogël e Tetovë. Ku gjatë bastisjes në
shtëpinë e përdorur nën qira, të kryer me urdhër gjykate, janë
gjetur dhe konfiskuar saksi të mjellura me plantacione nga bima e
kanabisit, shishe të mbushura me lëng dhe sende të tjera që
lidhen me veprën. Personi është mbajt në stacionin policorë dhe
pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse.
……
Më 01.05.2024 në ora 21.40 në Zhelinë të Tetovës,
efektivët e policisë nga Njësia e Policisë Grupçin, kanë privuar
nga liria personat D.K. (26) dhe J.T. (23), të dy nga Tetova, sepse
gjatë kontrollit të kryer sipërfaqsorë tek ata kanë gjetë dhe
konfiskuar marihuanë. Ata janë mbajtë në stacionin policor për
procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të përgaditet
parashtresë përkatëse.
……
Më 01.05.2024 në orën 20.30 në Tetovë, efektivët e
policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin R.D. (49)
nga Tetova, duke vepruar sipas raportit të mëparshëm nga gruaja
e tij 42-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre
familjare dhe se ai ishte përpjekur që të sulmonte fizikisht vajzën
e tyre të mitur. Ai është mbajtë në stacionin policor të Tetovës për
procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse.
……
Më 01.05.2024 në orën 16.00 në Gostivar, personi H.K.
(28) nga Gostivari, ka raportuar se rreth orës 15.00 në objektin e
tij hotelierk në Gostivar, një person e kishte sulmuar fizikisht dhe i
kishte trajtuar në mënyrë agresive punonjësit. Janë ndërmarrë
masat për pastrimin e çështjes.
……


Më 01.05.2024 në orën 19.55 në DPB-Gostivar, personi
B.A. (36) nga Llakavica e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës
19.30 në rrugën magjistrale Gostivar-Këtçovë, pranë guroreve,
derisa po lëvizte me automjetin e tij “bmv” ishte ndaluar nga një
automjet tjetër, nga i cili kishte dalë shoferi dhe ndaj tij ishte
referuar në mënyrë agresive, me ç’rast ai e kishte goditur
personin në fjalë dhe ishte larguar. Janë marrë masa për
pastrimin e çështjes.
……
Më 01.05.2024 në ora 22.00 në SPB-Tetovë, R.H.(36) nga
Tetova ka raportuar se vajza e tij A.H.(15) ishte larguar nga
shtëpia. Sipas raportit, ajo kishte shkuar tek personi M.I. dhe
kishte thënë se nuk do të ktheheshte në shtëpi. Janë marrë masa
për të gjetur të miturën.
……
Më 01.05.2024 në ora 11.00 në SPB-Tetovë është
raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në hyrje të
fshatit Tearcë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes
veturës ,,folkcfagen golf” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të
drejtuar nga Sh.Xh. (74) nga Shemsova e Tetovës dhe vetura
tjetër ,,folksfagen golf” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të
drejtuar nga A.R.(78) nga Përshevca e Tetovës.
Në aksident, A.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa
Sh.Xh. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik
të Tetovës. Inspektimi i vendit të aksidentit është kryer nga një
ekip nga SPB-Tetovë.
……
Më 01.05.2024 në orën 15.00 në SPB-Tetovë është
raportuar se në një rrugë pyjore në zonën e fshatit Galiçnik, në një
vend të quajtur,,Ndalimi i Epërm”, një motor me katër rrota me
shenjat e regjistrimit të Shkupit të drejtuar nga B.L.(22) nga
Shkupi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident
lëndime të rënda trupore, ka pësuar pasagjerja A.C.(23) nga
Shkupi, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara
në Spitalin e Përgjithshëm ,,8-shtatori” në Shkup. Inspektimin në
vendin e aksidentit eka kryer ekipi nga DPB-Gostivar.
……

Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
Më 01.05.2024 në orën 12.20 në DPB-Gostivar, personi
D.M.(55) nga Gostivari ka raportuar se në një rrugë në Gostivar
ishte kafshuar nga një qen endacak.
……

Më 01.05.2024 në orën 22.40 në DPB-Gostivar, personi
S.B.(54) nga Gostivari, ka raportuar se në rrugën “101” në
Gostivar ishte kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments