13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Më datë 01.04.2024 në ora 02:00 në rrugën
“Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-
Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur nga Tetova. Ata
janë kapur duke tentuar të kryejnë “vjedhje të rëndë” të
një motoçiklete “Aprilia” me shenja regjistrimi të tetovës,
në pronësi të G.C.(44) nga Tetova. Të dy janë ndaluar
në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes,
ndaj tyre do të vijojë një parashtresa përkatëse.
……
Më datë 31.03.2024 rreth orës 18.25 në SPB-
Tetovë, P.N.(43) nga Tetova ka raportuar se në rrugën
“Boris Kidriç” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar
fizikisht nga M.A.(18) nga Tetova, i cili gjatë sulmit ka
përdorur dhe një mjet prej druri. Janë marrë masa për
zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresa
përkatëse.
……
Më datë 31.03.2024 në ora 20:40 në SPB-Tetovë,
31-vjeçarja S.T. nga Tetova, ka raportuar se në oborrin e
një shkolle të mesme në Tetovë, djali i saj i mitur është
sulmuar fizikisht nga N.R. (36) nga Tetova. Po
ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë
parashtresa përkatëse.
……
Më 31.03.2024 në ora 13:00 në Njësinë e Policisë
në Tearcë, 55-vjeçari, banor i një fshati të Tetovës, ka
raportuar se është sulmuar fizikisht në oborrin e
përbashkët nga vëllai i tij Z.Z.(60). Janë ndërmarrë
masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së
cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Me datë 31.03.2024 në ora 15:45, zyrtarët
policorë nga Njësia Policore-Kamnjan, kanë privuar nga
liria personin E.Z.(74) nga një fshat i Tetovës, i cili
gjysmë ore më parë është raportuar nga reja e tij 36
vjeçare se ka e ka sulmuar fizikisht. Personi është
ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen
dhe dokumentimin e rastit.
…….

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments