15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / NJË MOMENT PËR QARTËSI MORALE

Dritan Goxhaj / NJË MOMENT PËR QARTËSI MORALE

Gjithkush që ka gjetur një moment në përditshmërinë e tijë të hedhi një sy
për të parë se çfar bëhet në Gaza, dhe lexon që numri i të vrarëve e ka
kaluar shifrën e 33 mijë vetëve, ku 13 mijë prej tyre janë vetëm fëmijë,
besoj i thot vetes se mendja e atyre që e bëjnë këtë genocid ka zbritur në
nivelin e bishave.
Shteti i Izraelit dhe udhëheqësia e tij zioniste kanë kaluar çdo lloj limiti që
njerëzimi njeh që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej për nivelin e masakrimit
të një popullsie.
Mendja mbingarkohet kur shikon përmasat dhe ritmin e shkatërrimit në
Gaza.
Të gjithë ata që vërtet e kanë një kompas moral në këtë botë mbeten të
shtangur dhe me të drejtë pyesin veten nëse Izraeli është çmendur
zyrtarisht, ose shkatërrimi dhe masakrimi i civilëve palestinez është pjesë e
ndonjë strategjie të Izraelit.
Paradoksialisht, përgjigja është po për të dyja: Po Izraeli është çmendur
dhe çmenduria e tij po përdoret në mënyrë racionale si një doktrinë e
forcave të tija të armatosura.
Dhe ajo doktrinë quhet “ Doktrina Dahija (Dahiya)”.
Por çfar është ajo?!
Kjo doktrinë ka të bëjë me mungesën e sistematizuar dhe të qëllimshme të
dallimit midis objektivit ushtarak dhe atij civil.
Kjo doktrinë ka marrë emrin Dahija bazuar mbi emrin e një lagjeje në Bejrut
të Libanit të cilën forcat Izraelite gjatë luftës 30 ditore në 2006 me
Hesbullahun e shkatërruan plotësisht, vetëm se aty banonin me familjet e
tyre një shumicë e pjesëtarëve të Hesbullah për Bejrutin.
Kjo doktrinë është bërë nga Gadi Eisenkot kur ishte komandant i
Komandës së Veriut në Izrael gjatë luftës së 2006. Doktrinë e ka zhvilluar
në 2008 ku thotë “ Ajo që ndodhi në lagjen Dahija të Bejrutit në vitin 2006
do të ndodhë në çdo fshat palestinez prej të cilit do të sulmohet Izraeli. Ne
do të aplikojmë një forcë joproporcionale mbi të dhe do të shkaktojmë
dëme dhe shkatërrime të mëdha atje. Nga këndvështirimi ynë, këto nuk
janë fshatra civile, por janë baza ushtarake”.
Dhe kjo nuk është diçka e veçuar në shoqërinë dhe ushtrinë izraelite,
variacione të kësaj ideje përsëriten në shtetin e Izraelit që nga themelimi i
tij.
Një nga gjeneralët e tyre më të famshëm Moshe Dajan thoshte “ Izraeli
duhet të jetë si një qen i çmendur, shumë i rezikshëm për tu marrë me të”.

Ose siç thoshte në 2008 ministrja e atëhershme e jashtme e Izraelit Tzipi
Livni “ Trupat tona në Gaza u sollën si huliganë, gjë që unë jua kërkova ta
bëjnë”.
Dhe në përputhje me këtë ide ishte edhe kryeministri Ehud Olmert i cili
thoshte “ Nëse do të ketë raketa kundër jugut të vendit, do të ketë një
përgjigje të ashpër dhe jo proporcionale izraelite”.
I dhashë shëmbujt e më sipërm për të kuptuar se çmenduria është pjesë e
mentalitetit shoqëror dhe ushtarak në shtetin e Izraelit.
Në këtë mënyrë do mundemi ta kuptojmë më mirë se pse ata bëjnë atë çka
janë duke bërë në Gaza.
Dhe e gjithë ideja e tyre e çmendurisë e konceptuar në 2008 në një
doktrinë ushtarake –Dahija- përfqaëson idenë e përgjigjes joproporcionale
kundër çdo lloj rezistence, dhe nuk ka si qëllim precizionin por vetëm për të
treguar një nivel çmendurie dhe ndëshkimi.
Pasi ajo çka Izraeli po bën aktualisht në Gaza është : ndëshkim, poshtërim,
terrorizim nëpërmjet genocidit i popullsisë civile që guxon të jetojë në tokat
e tyre.
Në këtë mënyrë duke mos e ndalur këtë veprimtari kërkon të nguliti idenë
në gjithë ata që po e shohin këtë masakër, se kjo do të jetë norma e sjelljes
së shtetit të tij, dhe gjith perëndimi dhe bota arabe që nuk lëvizin as gishtin
për ta ndalur këtë duhet dhe do të mësohen me një normë të tillë, e cila do
të jetë norma morale e së ardhmes.
Tashmë duket se Doktrina Dahija dhe ideja e saj për ti konsideruar civilët si
objektiv ushtarak ka marrë qartësim të plotë genocidial.
Kjo doktrinë tashmë po ktheht në doktrinë standarte të ushtrisë izraelite,
por ajo që po shihet tashmë në Gazë është një tejkalim i kësaj doktrine,
nga politikë vrastare në politikë genocidiale.
Nëse ju kujtohet 5 ditë pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit në Izrael, Sekretari
i Shtetit të Amerikës Blinken vizitoi Izraelin dhe deklaroi
“ Ky është një moment për qartësi morale”.
Po ky krim genocidial që po ndodh në Gaza a nuk mendoni se është një
moment i tillë?
31 mars 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments