10.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e
djeshme (05-dhjetor) rreth orës 20 në Tetovë kanë
privuar nga liria 47-vjeçarin A.E. nga Tetova. Gjatë
bastisjes së kryer në shtëpinë e tij më datë 22 të muajit
të kaluar, gjatë të cilës A.E. nuk ka qenë i pranishëm,
është gjetur heroinë. Përndryshe, ai ishte shpallur në
kërkim me vendim të gjykatës dhe pas lëshimit të
fletarrestit për të vuajtur dënimin me burg në Burgun e
Kumanovës. Ai është ndaluar në Stacionin Policor
Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
……
Mbrëmë (05-dhjetor) rreth orës 23:40, zyrtarët
policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 20-vjeçarin
A.L. nga Tetova për arsye se gjatë një kontrolli të kryer
ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas
dokumentimit të çështjes kundër tij, do të vijojë
parashtresa përkatëse.
…….
Dje (05-dhjetor) rreth orës 20:30, në rrugën ,,Iliria”
në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar
20-vjeçarin N.M. nga Piroku i Tetovës, i cili paraprakisht
ishte denoncuar nga 21-vjeçarja E.S. nga një fshat i
Tetovës se dhjetë minuta më parë e kishte sulmuar
fizikisht në rrugën ,,JNA” në Tetovë. Ai është ndaluar në
Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet
parashtresë përkatëse.
…….


Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (06-
dhjetor), dhjetë minuta pas mesnate, kanë privuar nga
liria 37-vjeçarin M.V. nga Tetova, i cili një orë më parë në
shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht
gruan e tij 37-vjeçare me të cilën ndodheshin në
procedurë të divorcit. Ai është ndaluar në Stacionin
Policor-Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (05-
dhjetor) rreth orës 19:20 gjatë një kontrolli të kryer tek
19-vjeçari A.R. nga Reçica e Vogël e Tetovës, kanë
gjetur dhe marrë një thikë. Ndaj tij do të vijojë një
parashtresa përkatëse.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments