15.5 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë ,kërkon nga organet kompetente të Turqisë, Lupço Palevskin...

Ministria e Drejtësisë ,kërkon nga organet kompetente të Turqisë, Lupço Palevskin të mbajë në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës

Ministria e Drejtësisë nga organet kompetente Turke kërkon që Lupço Palevskin të mbajë në paraburgim për shkak të ekstradimit deri në përfundim të procedurës. Presim që Republika e Turqisë të veprojë menjëherë sipas kërkesës sonë

Ministria e Drejtësisë njoftimin zyrtar e ka pranuar sot në ora 09:20 nga Interpoli se personi Lupço Palevski, i kërkuar me flet arrest ndërkombëtar, është privuar nga liria në Turqi. Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e ekstradimit dhe po mbledh të gjitha dokumentet nga institucionet që nevojiten për realizimin e tij. Tashmë janë bërë kontakte me PPRMV-së dhe PTHP-së Shkup për të kompletuar në mënyrë të rregullt të gjitha shkresat që të mundet të veprojë Ministria e Drejtësisë. Jemi në koordinim me të gjitha institucionet përkatëse për të vepruar menjëherë nuk do të presim afatin 40-ditor për të paraqitur kërkesën për ekstradim.

Në procedurë duhet të ndërmerren veprimet e mëposhtme:

1. Duhet t`i pranojmë shkresat

2. Duhet të përgatitet Kërkesa për ekstradim

3. Gjithçka duhet të përkthehet në gjuhën turke  (PTHP i përkthen shkresat e saj – ne e përkthejmë Kërkesën për ekstradim)

4. Dërgohet përmes DHL-it  (paraprakisht e dërgojmë në mënyrë elektronike nëpërmjet INTERPOL-it)

Lidhur me procedurën ligjore të ekstradimit, ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë vepron sipas njoftimit të pranuar se personi i kërkuar me urdhër arrest  ndërkombëtar është lokalizuar ose është privuar nga liria në një shtet të huaj.

Pasi që të pranohet ky njoftim (zakonisht nga MPB – SBPN – INTERPOL), sigurohen dokumente nga organi që ka lëshuar urdhrin për lëshimin e flet arrestit ndërkombëtar.

Pas pranimit të shkresave nga organi që ka lëshuar flet arrestin ndërkombëtar, përgatitet Kërkesa për ekstradim..

Ministri i Drejtësisë ose personi i autorizuar prej tij, e nënshkruan Kërkesën për ekstradim

Më pas shkresat e kompletuara i dërgohen organit qendror (zakonisht Ministrisë së Drejtësisë) të shtetit ku ndodhet personi i kërkuar.

Pas përfundimit të procedurës në shtetin e huaj, dakordohen për marrjen e personit ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme (zyrat e INTERPOL-it)

Ministria e Drejtësisë do t’ju informojë menjëherë për të gjitha aktivitetet.

Kërkojmë nga mediat të verifikojnë çdo informacion për të parandaluar çdo dezinformim për rastin e vrasjes së dyfishtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments