14.9 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të Sektorit të Punëve të
Brendshme Tetovë, dje (04-mars) rreth orës 18:20, në
rrugën “Gjorce Petrov” në Tetovë kamë privuar nga liria
27-vjeçarin R.C. sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar
marihuanë. Ai po mbahet në Stacionin Policor të
Tetovës dhe pasi dokumentimit të rasti do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Dje (04-mars) rreth orës 09:45, efektivët e policisë
të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme
Gostivar kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.P. nga
Bosnja dhe Hercegovina, si i dyshuar për kryerjen e
vjedhjeve të rëndë në xhaminë në Çegran të Gostivarit,
nga ku ai ka marrë para. Ai po mbahet në Stacionin
Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgaditer
parashtresë përkatëse.
……
Dje (04-mars) në orën 12:50, efektivët e policisë të
SPB Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme
Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar 45-
vjeçar S.Sh. nga Gostivari për vuajtjen e dënimit me
burg. Ai është dorëzuar në Institucionin Korrektues
Ndëshkues Penal-burgu i Tetovës, për të vuajtur
dënimin.
……
Dje (04-mars) në orën 13:10 efektivët e policisë të
Sektorit të Punëve të Punëve të Brendshme-Tetovë, me
urdhërtë gjykatës, kanë arrestuar 30-vjeçarin R.A.
Llakavica e Gostivarit për vënien e një dënimi me burg

në Institutin Korrektuajtje të dënimit me burg. Ai është
dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korektues Penal-
Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.
…….
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të Punëve të Brendshme Gostivar dje (04-mars) rreth
orës 16:20 kanë arrestuar 57-vjeçarin N.Z. nga
Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga 38-
vjeçar I.Sh. nga Gostivari, se rreth orës 14:45 në rrugën
“Sedek Kostovski” në Gostivar e ka sulmuar fizikisht.
Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar dhe
kundër N.Z. do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
…….
Dyzetvjeçari G.I. nga Falishi i Tetovës, djembrëma
(04-mars) në orën 20:15 në SPB Tetovë, ka raportuar se
dyzet minuta më parë, në shtëpinë e tij familjare është
sulmuar fizikisht nga 28-vjeçari B.M. Sipas raportuar,
sulmuesi gjithashtu kishte përdorë një mjet prej druri,
pas së cilës kundër B.M. është përgatit parashtresë
përkatëse. Pak më vonë, G.I. është arrestuar për arsye
se kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj efektivëve të
policisë ndërsa ndërmernin veprime zyrtare. Ai është
mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (04-mars)
në orën 16:00 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë kanë
privuar nga liria 36-vjeçarin B.I. nga një fshati i Tetovës, i
cili ishte raportuar gjysmë ore më parë nga gruaja e tij
34-vjeçare me të cilën nuk kishin kurrorë se rreth orës
01:00 në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar
fizikisht. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës
për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
…..


Dje (04-mars) në orën 17:00, efektivët e policisë të
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçarin I.B. nga
një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga gruaja e tij
me të cilën nuk kishin kurrorë, se më datë 03-mars rreth
orës 22:30 e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre
familjare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të
Tetovës dhe pasi të dokumentohet rasti, kundër tij do të
përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (04-mars), gjysmë ore pas mesnatës, në
Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad” të Gostivarit,
është pranuar personi B.B.C. (23) nga Republika e
Turqisë me lëndime nga një mjet i mprehtë në dorë.
Sipas raportuar, duke luajtur me dy nga bashkatdhetarët
e tij E.N.(20) dhe T.N.E.(21) në apartamentin ku ata
qëndronin përkohësisht në Gostivar, ai kishte humbur
ekuilibrin dhe që të mos rrëzohet, ai është kapur për
tavolinën e punës në të cilën ishte një mjet i mprehtë.
Çështja është pastruar dhe dokumentuar.
……
Njëzetë e dy vjeçarja T.J. nga Tetova, dje (04-
mars) në orën 15:55 mëngjesit në SPB-Tetovë ka
raportuar se në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë është
kafshuar nga një qen endacak.
……
Dje (04-mars) në orën 19:40, personi A.Z. (70) nga
Tetova në SPB-Tetovë ka raportuar se duke lëvizu me
biçikletë në rrugën “Bllagoja Toska” dhe “Boris Kidric”
është kafshua nga një qen endacak.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments