16 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeSkenar i rrezikshëm nga VLEN/ VMRO do të votojë për Arben Taravarin...

Skenar i rrezikshëm nga VLEN/ VMRO do të votojë për Arben Taravarin me 24 Prill?!

Një skenar i rrezikshëm pritet të ndodh në prag të zgjedhjeve presidenciale,  ku VMRO do të votojë për kandidatin shqiptar të  opozitës, Arben Taravarin në raundin e parë. Ky skenar është i menduar nga shërbime të ndryshme që të grumbullohen më shumë vota për Arben Taravarin në zonat ku janë shqiptarët si në zonën 6 për të treguar se opozita shqiptare është në epërsi përball Frontit Evropian.

Sipas informacioneve jozyrtare kjo mund të jetë edhe një marrëveshje e thellë e Arben Taravarit me kryetarin e VMRO-së, Hristjan Mickovskin që në raundin e dytë VLEN të përkrah kandidatin e VMRO-së dhe të bëhen pjesë e qeverisë pavarësisht rezultateve me 8 Maj.

Ky skenar është më shumë i dëmshëm për shqiptarët se sa kur kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bëri koalicion për herë të parë  me partinë maqedonase LSDM nën moton “MOZEME” .

Taravari në të njejtën ide veproi edhe në zgjedhjet lokale të fundit ku u përul para himnit maqedonas të VMRO-së vetëm për të përmbyllur marrëveshjen mes Taravarit dhe Mickovskit që ky i fundit të del fitues me vota maqedonase të VMRO-së përball kandidatit të BDI-së, Nevzat Bejta.

Sipas njohësve,  ideja e VMRO-së për të ndihmuar Arben Taravarin bëhet me qëllim për të rritur efuorinë e zgjedhjeve presidenciale që në ato parlamentare VLEN ti rris votat shqiptare e që në fakt vota për Taravarin nuk do të jetë e pastër kombëtare.

Partive maqedonase në fakt  VMRO-së nuk i lëvërdis asesi më një parti e fuqishme shqiptare siç është BDI, por disa parti të vogla që më pas mos të kenë fuqi politike dhe vendimarrëse në projektet shqiptare dhe në qeveri.

Coptëzimi i shqiptarëve në shumë parti e bën të pamundur interesin kombëtar përballë një VMRO-je të fuqishme, andaj edhe VMRO investon në zgjedhjet presidenciale që Arben Taravari të kalojë në epërsi ndaj kandidatit tjetër shqiptar, Bujar Osmani.

Kreu i VMRO-së, Mickovski në disa dalje publike është shprehur se pavarësisht humbjes së VLEN-it nga Fornti Evropian, ata do të bëhen pjesë e qeverisë, me këto deklarata, kreu i VMRO-së e ul pazarin dhe e përçan faktorin politik shqiptar që më pas të shndërrohet në një Gruveski 2.

Nga ana tjetër anktetat e fundit flasin se pavarësisht efuorisë opozitare, Fronti Evropian është në epërsi si shkak që partitë opozitare shqiptare janë jo bindëse sa i përket qëllimit, pasi të gjithë njihen si tradhëtarë të njëra tjetrës dhe qytetarët kanë një frikë dhe skepticizëm se ata do të përçahen sërish në momentin kur VMRO do ju ofrojë kolaçin qeveritar.

Ndryshe zgjedhjet e raundit të parë për President do të mbahen me 24 Prill, ndërsa raundin e dytë do të mbahen me 8 Maj në ditën kur do të ketë edhe zgjedhje parlamentare.

Shqiptarët këtë vit kanë dy kandidat për president njëri i Fronit Evropian, Bujar Osmani dhe tjetëri i opozitës shqiptare, Arben Taravari. Nga partitë maqedonase janë katër kandidat. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments