8.8 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-shkurt)
rreth orës 13:20, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë,
kanë gjetë një të mitur nga Tetova dhe në prani të
prindërve të tij kanë gjetë dhe konfiskuar një skuter
“Aprilia”, të cilin më parë e kishte raportuar si të vjedhur
29-vjeçari B.M. nga Reçica e Vogël e Tetovës.
Menjëherë pas kësaj, skuter i është kthyer pronarit dhe
pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit kundër
të miturit do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Dje (25-shkurt) rreth orës 22:35, në Recicë të
Madhe të Tetovës, efektivët e policisë të SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria 55-vjeçarin S.R nga ky fshat ku tek
ai është gjetë dhe konfiskuar një biçikletë, që më parë
ishte raportuar se ishte vjedhur. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.
……
Dyzet e nëntë vjeçari M. L. Nga Slatina e Tetovës,
dje (25-shkurt) në ora 19:50 në SPB-Tetovë është
raportuar se rreth orës 14.00 në Tearcë të Tetovës, gjatë
kthimit nga një ndeshje futbolli është sulmuar fizikisht
nga T.I.(37) nga ky fshat. Gjatë ditës së sotme T.I. do të
thirret për një bisedë zyrtare në Njësinë e Policisë
Tearcë për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

————

Mbrëmë (26-shkurt), dyzet minuta pas mesnate,
F.S. nga Sellarca e Epërme e Tetovës, i cili drejtonte
veturën “reno senik” me shenja regjistrimi të Tetovës,
pas një shkelje në trafik nuk kishte ndaluar në urdhërin e
dhënë nga efektivët e policisë të SPB-Tetovë, në rrugën

e “Ilindenit” në Tetovë dhe më pas kishte vepruar në
mënyrë agresive ndaj tyre. Janë ndërmarrë masat për
pastrimin dhe dokumentimin e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments