Publikimin e “bombave”, gjatë ditës e ka komentuar edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Në një prononcim për media, Spasovski u bëri thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e këtyre rasteve. Spasovski tha se institucionet nuk duhet të kenë tolerancë në këtë rast.
“Unë e di që të gjitha bombat janë dorëzuar, iu bëj thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat e nevojshme. Edhe për këtë rast zero tolerancë”, deklaroi Spasovski.