9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMilloshoski: Incizimet e mia ilegalisht janë bërë nga DSK në vitin 2011...

Milloshoski: Incizimet e mia ilegalisht janë bërë nga DSK në vitin 2011 në kohën e Mijallkovit

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sonte në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se pesë bisedat përgjuara që sot janë publikuar në Jutjub, ilegalisht janë bërë nga DSK në vitin 2011 në kohën e Mijallkovit.

Në Jutjub sot janë publikuar biseda ku dëgjohet zëri i Milloshoskit se si bisedon me ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski lidhur me rastin e Shoqatës së shoferëve – Kërçovë, me të cilin ishte i lidhur babai i tij.

“Të nderuar gazetarë, sonte u publikuan 5 prej 6 incizimeve të MEDIAL, ilegalisht të bërë nga DSK në vitin 2011 në kohën e Mijallkovit. Më lejoni t’ju njoftoj se e di personin që ilegalisht i posedon kopjet nga gjitha incizimet e PSP-së, personalisht e kanë koordinuar selektimin dhe e kanë porositur publikimin. Ai është personi Z.Z, ai i cili rrejshëm thoshte se i ka dorëzuar gjitha incizimet në PSP dhe se nuk posedon kopje të të njëjtave. Z.Z me publikimin e këtyre incizimeve dëshmuat se pa të njëjtat ju nuk do të mundnit të shantazhoni deputetë, biznesmenë dhe të jeni edhe prokurorë, kryeministër dhe gjykatës, njëkohësisht. Duket se ju ka lënduar publikimi i dy materialeve për parregullsitë e juaja. Dhe keni të drejtë, akoma do t’ju lëndojë. Si erdhët ashtu edhe do të shkoni! Dëgjohemi së shpejti”, ka shkruar Milloshoski në Fejsbuk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments