Udhërrëfyesit me masat e reja për integrimin gradual në BE javën e ardhshme do t’u ofrohen vendeve kandidate për anëtarësim. Në Bruksel ekziston frika se Maqedonia e Veriut do të largohet nga BE-ja dhe do të afrohet me Rusinë ose Kinën.
Këtë e ka publikuar Politico nga Brukseli, e cila ka pasur qasje në draft-propozimin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet të martën e ardhshme. Sipas portalit, draft-propozimi është hartuar nga eksperti Alexandre Adam, i cili konsiderohet si një nga hartuesit e të ashtuquajturit propozim francez.
Vendeve kandidate do t’u ofrohet integrim gradual në tregun e përbashkët, duke përfshirë lehtësimin e tregtisë dhe qasje në programet kërkimore, ndërkohë që vazhdon procesi i anëtarësimit.
Sipas Politico, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë ud
