13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeSpasovski / Për momentin nuk mendoj kandidaturë për President ...

Spasovski / Për momentin nuk mendoj kandidaturë për President …

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat ka deklaruar se për momentin nuk mendon të kandidon për president, por çdo gjë do të varet nga konsultimet partiake dhe ato me partnerët e koalicionit. Sipas tij më me rëndësi se emri i kandidatin është rreshtimi i forcave pro Evropiane në vend.

“Po kam dëgjuar se është lakuar emri im por mund të them se gjithçka është spekulim për momentin. Për momentin nuk mendoj për këtë çështje. Mbase do të vijë koha kur do të mendoj në këtë drejtim dhe t’i ballafaqojmë argumentet. Për mua ka rëndësi që të bëhen analiza të mira, të bashkohen strukturat me vlera të ngjashme Evropiane dhe vlera që e çojnë vendin para. Ajo strukturë duhet ta udhëheq vendin në 4 vitet e ardhshme”, tha Spasovski në intervistë për Alsat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments