6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes

Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes

Bullgaria i ka bërë thirrje Qeverisë maqedonase që sa më shpejt të zbardh sulmet ndaj klubit kulturor bullgar “Cari Borisi i Tretë”.

Më 22 nëntor janë thyer xhamat e objektit ku është vendosur klubi, ndërsa një ditë më pas, në mbrëmje është shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së këtij klubi, ku është dëmtuar pllaka që mban emrin “Car Borisi i Tretë”, por nuk ka pasur në njerëz.

Zyra e klubit kulturor “Cari Borisi i Tretë” është në Ohër.

Policia e Ohrit tha se po heton incidentin, por ende nuk ka të dyshuar për autorët e sulmit.

Televizioni kombëtar bullgar, BTV, publikoi video nga kamerat e sigurisë, ku duken tre persona duke gjuajtur me gurë në drejtim të këtij klubi.

Shkak i incidenteve në dy ditët e fundit është emri që mbanë ky klub.

Car Borisi i Tretë, i cili ka sunduar Bullgarinë në vitet 1918-1943, konsiderohet si bashkëpunëtor i Gjermanisë Naziste dhe organizator i dëbimit dhe vrasjes së 7.144 hebrenjve nga Maqedonia e Veriut.

“Ky nuk është akt vandal, por vepër e rëndë penale, sulmi i tretë ndaj këtij klubi në më pak se dy muaj. Lidhur me këtë rast, të enjten në ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur në takim ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Agnesa Rusi-Popovska, së cilës iu dorëzua një notë proteste”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Bullgarisë.

Sofja për këtë incident ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian, duke tërhequr vërejtjen për pasojat në raportet mes dy vendeve nëse rastet e këtilla nuk marrin epilog.

Autoritetet maqedonase thanë se me kohë kanë tërhequr vërejtjen se emrat e klubeve bullgare mund të jenë shkas për incidente, dhe kishin apeluar për kujdes me emërtimin e tyre, pasi më herët legjislacioni maqedonas nuk e kufizonte një gjë të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments