12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi: Regjistrimi nuk mund të shtyhet, por vetëm të ndërpritet dhe...

Skender Rexhepi: Regjistrimi nuk mund të shtyhet, por vetëm të ndërpritet dhe për këtë përgjegjësi ka BDI

Koordinatori i grupit kuvendar ASH-AA, Skender Rexhepi tha se seanca e thirrur e kryetarit Talat Xhaferi është pa konsultime me deputetët e opozitës shqiptare.

“Deri sa nuk vijnë të gjithë deputetët e koalicioni tonë, ai nuk do të mund të mbajë mbledhje”, tha Rexhepi.

Ai sqaroi se sipas rregullores, deputetët duhet të informohen në kohë që të vijnë në kohë dhe të jenë pjesëmarrës për të dhënë mendimin e tyre.

“Deri sa ta japin mendimin e tyre në foltore, nuk do të mund askush të mbajë mbledhje. Këtë nuk do ta lejoj unë që të mbahet seancë deri sa të vijnë të gjithë deputetët”, tha Rexhepi.

Sipas tij, regjistrimi nuk mund të shtyhet, por vetëm mund të ndërpritet dhe nëse ndodh një gjë e tillë, BDI do të mbajë përgjegjësi për çështje kombëtare shqiptare në procesin e regjistrimit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments