9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme“Regjistrimi është kategori ligjore, sanksione për shkelësit e tij”

“Regjistrimi është kategori ligjore, sanksione për shkelësit e tij”

 Negociatat të cilat i bëjnë subjektet politike duhet të kenë një qëndrim juridik të cilin e miratojnë organet kompetente, që në rastin e shtyrjes së regjistrimit të popullsisë nuk është arritur.

Ky është vlerësimi i kompetentëve të cilët për Zhurnal.mk, sqarojnë dilemat dhe hutinë e krijuar rreth këtij procesi statistikor, i cili zyrtarisht ka filluar sot, pasi të mërkurën Kuvendi nuk votoi shtyrjen e tij.

Profesori univerzitar i së Drejtës Penale, Mitasin Beqiri, thotë se organet kanë një detyrim ligjor të fillojnë me operacionin në fjalë, në të kundërtën do të duhet të përballen me pasojat juridike, pasi siç thotë, liderët partiakë, Zaev dhe Mickovski mund të marrin qëndrime politike, por këto qëndrime mbeten vetëm fjalë.

“ Ata mund të marrin qëndrime politike, megjithatë, nëse kjo nuk kalon në një akt juridik, regjistrimi nuk mund të shtyhet. Ka procedura institucionale, në këtë rast propozimi për shtyrje nuk kaloi votimin në Kuvend, për çka numërimi i banorëve duhet të mbahet, e nëse nuk mbahet, përgjegjësia bie mbi ata dy”, thotë Beqiri, i cili nuk përjashton nga faji edhe Entin Shtetëror për Statistika (ESHS) si zbatues të regjistrimit.

Beqiri në prononcimin për Zhurnal thotë se situata e krijuar dëmton edhe integrimin në BE, pasi një vërejtje e madhe që i adresohet Maqedonisë së Veriut, është mosmbajtja e regjistrimit tashmë për mbi një dekadë, e që është një kusht i parashtruar.

Rexhep Prekopuca nga ana e tij thotë se logjika e shëndoshë na thotë se regjistrimi i popullsisë më 1 prill është kategori ligjore që duhet respektuar.

Ai i llogaritë si të palogjikshme deklaratat e zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët ende flasin se regjistrimi nuk duhet të fillojë, pasi siç shprehet ligji që është në fuqi thotë se operacioni statitikor fillon më 1 prill dhe zgjatë deri më 21 prill, prandaj ai do të duhej të kishte fillu.

“ESHS është përgjegjësi kryesor sepse deklarata për marrëveshje politike për shtyrje mund të jep secili, por nëse kjo nuk realizohet, ESHS mbetet fajtor nëse nuk e ekzekuton ligjin”, deklaroi Prekopuca.

Ndryshe, mbrëmë vonë kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi opinionin se nuk ka një marrëveshje mes grupeve parlamentare për votimin e ndryshimeve në ligjin për Regjistrim që parasheh shtyrjen e tij për në tetor, konform marrëveshjes Zaev-Mickoski.

Duke parë gjendjen e krijuar lidhur me regjistrimin 2021 deri në përfundimin e procedurës në Kuvend, Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) informon se nuk do të fillojë aktivitetet regjistruese në terren.

“Me faktin se është paraparë Regjistrimi të zgjasë 21 ditë, ose deri më 21 prill, Enti Shtetëror për Statistikë konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e parapara regjistruese të përfundojnë në kohë. Në periudhën derisa pritet zgjidhje në Kuvendin e RMV-së, Enti edhe njëherë do të bëjë verifikim të gjitha aktiviteteve organizative- teknike në terren që të jetë edhe më shumë e sigurt se gjithçka është gati për fillim eventual me regjistrimin në terren”, thonë në ESHS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments