6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeSkandali “Mafia”, Mickovski: Qeveria bashkëpunon me narko-bosët e Ballkanit

Skandali “Mafia”, Mickovski: Qeveria bashkëpunon me narko-bosët e Ballkanit

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski akuzoi sot pushtetin se sjtetin e ka vënë në dispozicion të mafies dhe se po bashkëpunon me narko-bosët e Ballkanit.

“Para disa muajve thash se me shtetin udhëheq mafia, u akuzova se jam shume i ashpër. Asokohe kisha informata, ndërsa sot kam dëshmi për lidhjet e mafies me shtetin. Pushteti aktual shtetin ia kanë vënë në dispozicion mafies. Qeveria po bashkëpunon me narko bosët e Ballkanit. Shteti logjistikë e mafies. Pasaporta të lëshuara nga strukturat policore, por me identitet të vjedhur. Informatat tona flasin se pasaporta të këtilla ka më shumë se 100. Këta mafioz kanë fituar mundësi që me pasaportë legale të ushtrojnë profesionin e tyre. Pasosh të këtillë ka edhe Jovan Vukotiç i cili në Beograd ka pranuar se në Maqedonia në rrugë legale ka fituar pasaportën. Sedat Peker i cili ka kërkesë për letërnjoftim, ai madje figuron në listën zgjedhore dhe ka të drejtë vote në Çair. Ky person ndoshta edhe ka votuar në zgjedhjet e fundit”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Kjo nuk duhet të përfundoj e ndonjë komunikatë të MPB-së dhe të përfundoj me arrestimin e ndonjë nëpunësi, por për këtë duhet përgjegjësi e figurave të larta shtetërore”, tha MIckovski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments