18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionSkandali i Escobar/ Bugajski: Koha që ShBA të emërojë një të dërguar...

Skandali i Escobar/ Bugajski: Koha që ShBA të emërojë një të dërguar të pakorruptuar në Ballkan

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një reagimi në llogarinë e tij në “X”, Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd.

Bugajski shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.

Postimi i plotë: 

Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments