Situata “jashtë kontrollit”/ Masat e reja anti-Covid, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

40

Ashtu siç u lajmërua edhe më herët nga autoritet në Kosovë, duke nisur që prej datës së nesërme (30 gusht) deri më datën 13 shtator do të hyjnë në fuqi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Si pasojë e rritjes së rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve nga Covid-19, duke nisur nga nesër çdo person që do të hyjë në republikën e Kosovës do të duhet të ketë një certifikatë vaksinimi, ose një test PCR negativ, ose dëshmi se personi ka kaluar Covid-19, ose test i shpejt antigjen negativ.

Kujtojmë se, autoritetet në Kosovë raportuan sot se 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020 dhe nga ana tjetër Kosova zë vendin e parë për humbje jete nga covid.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen;

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me
autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18 vjec.

Top Channel