12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeSimovski për regjistrimin e popullsisë: Mos bëni matematika zbavitëse, rezultatet në fund...

Simovski për regjistrimin e popullsisë: Mos bëni matematika zbavitëse, rezultatet në fund të muajit

Në fund të këtij muaji, Enti Shtetëror për Statistika do t’i kumtojë rezultatet nga regjistrimi. Ato ende janë në përpunim e sipër. Kështu shprehet për NovaTv, drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski, duke shtuar se po punohet në mënyrë më profesionale për këtë operacion statistikor, transmeton Zhurnal.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Afati i fundit siç njofton Simovski është 31 marsi, dhe kjo është afati më i shkurtër për përpunimin e të dhënave. Sa i përket parashikimeve për përqindjen e popullatës, ai thotë se secili mund të luajë “matematikë zbavitëse”, me arsyetim të thjeshtë se ende po vijojnë përpunimet dhe të dhënat do të publikohen në afatin e caktuar.

“Nuk ka të dhëna të cilat janë të lehta apo të vështira për përpunim. Ekzistojnë të dhëna zyrtare statistikore dhe tëdhëna nga burime tjera të cilat nuk janë pjesë e statistikës zyrtare. Enti Shtetëror për Statistikë është maksimalisht profesional në përpunimin e të dhënave dhe i respekton të gjitha standardet ndërkombëtare, procedurat dhe metodologjitë për përpunim. Për këtë edhe të dhënat nga Enti paraqesin statistikë zyrtare e cila është e krahasueshme ndërkombëtarisht”, shprehet Simovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments