11 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë do të instalojë IKT pajisje në pesë gjykata themelore...

Ministria e Drejtësisë do të instalojë IKT pajisje në pesë gjykata themelore ?!

 Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se prej sot fillon me procesin e instalimit të IKT pajisjes në pesë gjykata themelore, si pjesë e Planit operativ për digjitalizim të gjyqësisë.

Me këtë rast sot në Gjykatën Themelore në Kavadar në orën 13:00 do të mbahet ngjarje në të cilën do të mbajnë fjalim ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja dhe kryetari i Këshillit për koordinim të IKT-së në gjyqësi dhe kryetar i Gjykatës Themelore në Kavadar, Lazar Nanev.

“Ngjarja mbahet në organizim të Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Shoqatën e të drejtës penale dhe kriminologji në Maqedoni”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments