14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeSi të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Dashmire Shehu-KSHZ, tregon se...

Si të dëshmohet se cila është ASH-ja legale? Dashmire Shehu-KSHZ, tregon se kush mund ta marrë vërtetimin nga Gjykata

Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është mysafir në “10 minuta” në TV21.

Duke folur për procesin zgjedhor të majit, ajo është pyetur edhe për përbërjen e KSHZ-së, gjegjësisht anëtarin nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

E pyetur se si do të mund të vërtetohet se cili anëtar është nga radhët e ASH-së legale, Shehu sqaroi:

“Duhet të dorëzohet vërtetimi nga Gjykata.
Çfarë duhet të shkruajë në vërtetim, se ky është kryetari…?
Jo, Aleanca për Shqiptarët dhe ky është subjekti i është i regjistruar në gjykatën kompetente.
A shkruan aty puna e kryetarit, personave të caktuar që janë pjesë e Aleancës…?
Jo, nuk shkruan. Është vërtetim se Aleanca për Shqiptarët është e regjistruar si subjekt politik.
Çfarë nëse të dyja grupimet sjellin një vërtetim të tillë?
Jo, nuk besoj. Që të merret vëretimi te Gjykata duhet kryetari i partisë të autorizojë një person që ai të shkojë ta marrë atë vërtetim. Nuk është aq e komplikuar, por as e lehtë që të mund ta marrë çdokush atë vërtetim”, tha Shehu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments