14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeТaravari kuptohet me deklaratë të pritur : Në zonën 6 “VLEN” do...

Тaravari kuptohet me deklaratë të pritur : Në zonën 6 “VLEN” do ta mposhtë BDI-në minimumi me 2-3 deputetë

Koalicioni opozitar VLEN do ta mposhtë BDI-në në zgjedhje, veçanërisht në zonën zgjedhore nr 6 ku diferenca do të jetë minimum dy deri në tre deputetë. Kështu në Click Plus u shpreh kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Sipas tij, anketat që kanë bërë së fundmi tregojnë një avantazh numerik në vota dhe presin që BDI të kalojë në opozitë.

“Unë mendoj se VLEN do të jetë minimum disa deputetë para BDI-së”, tha Arben Taravari – Kryetar i ASH.

-Ndonjë numër që mundemi me e regjistru?

“S’them numra. Vetëm në zonën zgjedhore nr 6 do të jetë shumë diferenca e madhe. G: A mundeni këtu të na jepni ndonjë numër që ta dimë diferencën e madhe? Nuk i them numrat dot, por mendoj se do të jetë minimum diferenca dy deri tre deputetë…diferenca në raport me BDI-në”, shtoi Arben Taravari – Kryetar i ASH.

Taravari zbulon ofertat që ka patur edhe nga BDI por edhe nga opozita shqiptare.

“Ia kam bërë me dije se opsioni për me shku me BDI-në ka ra. Ka patur ofertë normalisht sepse kemi negociuar. G: Po thoni që ka patur ofertë, po por çka? Dëgjoni, në kryesi e kam thënë. Edhe opozita edhe Ali Ahmeti, oferta ka qenë 60-40. G: 60-40 për lista zgjedhore apo çka? Po, përqindje për listat zgjedhore”, tha Taravari .

Taravari njoftoi që Ziadin Sela i ka kërkuar atij që të mos pranojë bashkëpunim me Lëvizjen Besa, mirëpo përgjigja e tij ka qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër sepse vet nuk mund ta mposhtin BDI-në. Sipas Taravarit, për BDI-në më së miri do të ishte të kalojnë në opozitë sepse siç thotë, kanë nevojë të filtrohen dhe pastrohen, dhe të dalin me personalitete të reja në zgjedhjet e vitit 2028.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments