14.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeKrijohet deponi e re në Tetovë, tetovarët në protesta kundër Bilall Kasamit...

Krijohet deponi e re në Tetovë, tetovarët në protesta kundër Bilall Kasamit (VIDEO)

Efekti i shitjes së ndërmarrjes publike  komunale ka filluar të jep efektet e para negative në Tetovë. Austriakëve të Bilall Kasamit siduket aspak nuk ju intereson gjendja e qytetarëve por atyre me rëndësi të veçantë ju duken pazaret e bëra me kryetarin e komunës së Tetovës e që tani kanë filluar të del në shesh. Nga Korridori i 8-të në lokaliten para hyrjes për në Tetovë gjegjësisht tek ura për në Bërvenicë në një të ardhme të afërt nuk do të shohim asgjë tjetër përveç mbeturinave, bërllogut dhe do të ndjejmë erën e keqe që do të kundërmoj. Por kjo për kalimtarët do të jetë problem i vogël por jo edhe për banorët të cilët kanë investuar dhe i kanë shtëpitë jo më largë se 5-10-15 dhe 20 metrave. Në një vend ku përveç gjithash do i kishte shkuar ndoshta fabrika e çipsave e premtuar nga Kasami por edhe kompani të huaja që në fushatë sipas kasamit ishin të gatshme të investojnë gjigant ekonomik doli që për këto inveatitorë Kasami paska pasur fjalën për ata që do i grumbullojnë mbeturinat dhe edhe nëpër toka pjellore të hudhen tonelata bërllog. Qytetarët të cilët sot kishin bllokuar fillimin e punimeve ishin të shqetsuar dhe deklarojnë që për të njejtën problematikë kan bërë edhe peticion ndërsa kanë tentuar edhe të marrin informacione nga Komuna e Tetovës por deri në këto momente sipas tyre ata kanë hasur në vesh të shurdhër

Ne tentuam që të marrim prononcim edhe nga përfaqësuesi i kompanisë i cili ishte në vendin e ngjarjes por ai nuk deshi të prononcohet përpara mediave ndërsa na tha që informatat më të hollësishme do të duhet ti marrim në komunën e Tetovës.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe policia ndërsa TS ka arritur në informacione të cilat presim që ti konfirmojnë nga Komuna e Tetovës se a është e vërtetë që nuk ka leje për një deponi në atë lokacion, a janë bërë të gjitha proceset e nevojshme dhe a është konsulltuar me ministrinë e ambientit jetësor dhe planifikimit hapsinor, a ka ndonjë vendim nga regjioni planor dhe si është vepruar që të caktohen kufit e deponisë por deri në këto momente akoma nuk kemi ndonjë informacion nga ata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments