25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeA e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Arbër Ademi: Nuk i...

A e humbi Fronti një deputet në Llërcë? Arbër Ademi: Nuk i pranojmë rezultatet! Zeqirja Ibrahimi: Ankesat të dërgohen në KSHZ

Me zurla e tupana koalicioni VLEN festoi edhe një fitore tjetër, këtë radhë në fshatin Llërcë të Zhelinës. Pas rivotimit në vendvotimin 2101, koalicioni VLEN arriti të sigurojë deputetin e tetë në zonën gjashtë, pasi thelloi fitoren ndaj Frontit Europian. Me këtë, ata barazohen me Frontin Europian sa i përket mandateve të fituara në zonën gjashtë, tetë me tetë. Në nivel shteti, rezultati tani është 18 me 14.

Nga votimi i parë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, koalicioni VLEN pati fituar 332 vota ndërsa Fronti Europian 134, ndërsa pas rivotimit, VLEN thelloi rezultatin në 494 me 48. Në shenjë të fitores, simpatizantët e VLEN kishin përgatitur edhe një tortë me fotografi të Albin Kurtit, Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit.

Por për Frontin Europian ky rezultat nuk është i pranueshëm përshkak se siç thonë, ka patur parregullësi në procesin e votimit. Në një lidhje direkte me telefon në Click Plus, Arbër Ademi tha se ka patur presion mbi votuesit, në vendvotim kanë qenë prezent persona të paautorizuar, ndërsa nuk kanë arritur që të komunikojnë as me vëzhguesit e tyre.

“Tek ne kanë arritur informacione për parregullësi serioze për tërë procesin i cili është zhvilluar aty. Besoj se të njejtat janë notuar në procesverbal. Besojmë se të njejtat do të procesuohen në rrugë institucionale ashtu siç duhet. Përfshirë këtu presionin, përfshirë këtu persona të pa autorizuar në vendvotim, pjesëmarrjen e tyre dhe një sërë parregullësishë”, tha Arbër Ademi – Fronti Europian .

Dyshim tjetër për Ademin përbënë edhe ajo që siç tha, deri në ora 22 nuk u patën publikuar rezultatet e rivotimit në Zhelinë.

Është simptomatike që ora 22 dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht në një vendvotim. Vetëm në një vendvotim. Më 8 maj i kishe 90% të ditura. Press kishte apo, për të gjithë shtetin”, deklaroi Arbër Ademi – Fronti Europian .

Por nga koalicioni VLEN nuk mendojnë kështu. Në një deklaratë për TV21, Zeqirija Ibrahimi tha se votimi në Llërcë të Zhelinës ishin të lira dhe demokratike dhe pa asnjë ankesë. E nëse Fronti Europian ka ankesa të tyre, thotë se duhet t’i adresojnë në KSHZ.


“Ankesat që vijnë nga përfaqësuesit e Frontit ndaj procesit të djeshëm zgjedhor në Komunën e Zhelinës, më saktë në f. Llërcë, në fakt duhet të adresohen në institucionin që e ka mbikëqyrur procesin. Ai është Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nëse këto ankesa verifikohen dhe konstatohen, ka institucione përgjegjëse që marrin masa. Për ne, dje në f. Llërcë kishte zgjedhje të lira dhe demokratike pa asnjë ankesë nga askush që ka qenë pjesë e procesit zgjedhor në atë vendtovim, as nga komisionarët e as nga vëzhguesit. Ofkëllimat e tjera, jashtë tyre, janë ankesa të humbësit që po shkon në opozitë”, pohoi Zeqirija Ibrahimi – VLEN.

E pasi pas rivotimit numri i mandateve të Frontit Europian dhe koalicionit VLEN do të ndryshojë, nga Fronti Europian të drejtën e mandatit për deputetë e humbë kandidatja Fatmire Isaku nga radhët e PDSH-së, ndërsa atë do ta zëvendësojë e teta me radhë nga VLEN-i, Imërlije Saliu Fetai. Megjithatë, duke patur parasysh se kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami pati paralajmëruar se do të vazhdojë të funksionojë si kryetar i Tetovës, i njejti do të jep dorëheqje nga posti i deputetit, dhe në vend të tij do të hyjë Adnan Azizi nga Lëvizja Besa. Fronti Europian pas rivotimit rrezikonte të humbë edhe një deputet tjetër në zonën 5, por atje nuk pati ndryshime dhe u konfirmua kandidati Ismail Jahoski. Pas rezultateve zyrtare pas rivotimit, VMRO-DPMNE konfirmon 58 mandate. LSDM barazohet me Frontin Europian me nga 18 mandate secila. VLEN do të ketë 14 mandate ndërsa Lëvizja Znam dhe Levica me nga 6 mandate.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments