25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti -Skandaloze/ TURPI QË NA BËN TË SKUQEMI (Qortim...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti -Skandaloze/ TURPI QË NA BËN TË SKUQEMI (Qortim publik për pushtetin dhe politikën)

Si ka mundësi të shpjegohet ky përçmim dhe degradim i arsimit dhe shkencës shqiptare në Maqedoninë Veriore, kur në qeverinë e këtyre viteve (LSDM-BDI) mbi gjysma e ministrave kanë qenë shqiptarë, dy zëvendëskryeministra, ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari I Kuvendit, me alamet politikanë e pushtetarë, të cilët i kanë dridhur vazhdimisht auditorët e këtyre universiteteve, UT-së dhe UNT-së, në shënime të përvjetorëve dhe manifestime të tjera, kryesisht partiake, jo arsimore dhe shkencore, duke bërtitur me patos atdhetar kinse për ata universitetet janë “tempujt e shenjtë të dijes”!

Kjo është pafalshme, sidomos kur merret parasysh se, vetëm në Universitetin e Tetovës funksionojnë disa institute shkencore, laboratorë, në disa fakultete, sidomos në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, ku me sakrifica të mëdha të profesorëve, asistentëve dhe studentëve vazhdojnë të shënohen rezultate të lakmueshme.

Ky le të shërbejnë si një shembull i keq nga e kaluara, për tejkalimin kësaj gjendje, pse politika duhet të qëndrojë sa më larg nga institucionet arsimore, nga nuk merr mësime, por përhap infektimin që mbart pushteti jodemokratik, nepotizmin, korrupsionin, mashtrimet, propagandën dhe ligësi të tjera.

Tepër e dhimbshme dhe poshtëruese për popullin dhe inteligjencien shqiptare, që kanë sakrifikuar kaq shumë për arsimin dhe shkollën shqipe, sidomos për Universitetin e Tetovës.

* Autori i shkrimit është ideatori dhe hartuesi i Platformës për hapjen e Universitetit Shqiptar në Maqedoni, nga Kuvendi themelues: Universiteti i Tetovës.

(23. 5. 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments