8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaOpinionShumë kanë ardhur, kanë mbaruar punë dhe më pas i kanë kthyer...

Shumë kanë ardhur, kanë mbaruar punë dhe më pas i kanë kthyer kurrizin, por jo, se PDIU jam unë!

Nga Afrim Avdiu

Ndjesia për Çështjen Çame në mua dhe për mua, nuk daton as ne zgjedhjet e 2017, aq me pak në ato të 2013.

Fillimet e mija janë të largëta, saktësisht që në fëmijërinë time, të treguara nga gjyshi im çam, i ardhur nga Çamëria. Faktet, realiteti, ndjesia, dashuria dhe amaneti i të parëve më bëri të isha në moshë fare të vogël anëtar i Shoqatës “Çamëria”, përkatësisht në vitin 2005. I abonuar rregullisht në gazetën “Çamëria” . Në moshën 18 vjeçare u anëtarësova në PDIU, ku jam dhe sot e ku do të jem deri në fund, në vendin ku ndihem më mirë. Kam vizituar edhe Çamërinë dhe nga ai udhëtim kam marrë një energji dhe fuqi të çmuar.

Falë PDIU-së do bëhen realitet ëndrrat e gjyshit tim dhe amanetet e të parëve tanë. Kam punuar çdo fushtë dhe do vazhdoj të punojë në këtë shtëpi të madhe, siç është PDIU.

Ju bëj ftesë të gjithëve të bashkohen në familjen tonë. PDIU e ka zemrën e madhe, sepse objektivi i saj është Çështja Çame. Shumë kanë ardhur në PDIU, kanë mbaruar punët e hallet e tyre private e personale dhe më pas i kanë kthyer shpinën kësaj familje.

E pra jo!!! Ky nuk është rasti im as objektivi im.

I bëj thirrje komunitetit çam që nuk zgjidhet me llafe elektorale dhe me premtime fushate Çështja Çame. Vini re, që kur ju duhemi na përmendin dhe na shfytëzojnë si duan. PS nuk e përmendi për katër vjet rresht Çështjen Çame, pse duhet të besoni ju se mund të ndodh ndryshe ?!

Ju ftoj dhe i bëj thirrje të gjithëve për t’u bashkuar, për t’u forcuar, për t’u unifikuar, për të ecur përpara për të arritur objektivat më të larta Çështjen Çame dhe amanetin e saj, për mos t’u ndjerë më të huaj në vendin tonë dhe këtë qëllim e ka vetëm PDIU. Bashkë nën një flamur për të mbështetur, suportuar dhe shpalosur të gjitha virtytet, idealet, zemërgjersinë dhe transparencën.

PDIU jam unë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments