2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkodër / Në Qafë Thore dëbora ka arritur deri në 3 metra

Shkodër / Në Qafë Thore dëbora ka arritur deri në 3 metra

Reshjet e dëborës në vend kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkullim, ku shumë akse kanë vështirësi kalimi.

Në qarkun Shkodër situata paraqitet si më poshtë:

1. Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, ka rreth 3 m dëborë në vendin e quajtur Qafa Thores. Po punohet për hapjen e këtij aksi rrugor.
2. Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi është i kalueshëm për mjete të larta dhe me zinxhirë, ka rreth 40 cm dëborë, vazhdojnë reshjet e dëborës.

Bashkia Malësi e Madhe:

1. Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh është i kalueshëm me zinxhire, në Qafë të Bordolecit ka rreth 20 cm dëbore, po punojnë borëpastrueset, aktualisht ka rreshje dëborë.

Bashkia Pukë dhe Fushë-Arrëz:

1. Në aksin rrugore Fushë ArrësQaf Mali ka rreth 70 cm dëborë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire per automjetet e larta.

2. Në aksin rrugore Fushë ArrësFierzë ka rreth 60 cm dëborë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire.

3. Në aksin rrugore Fushë Arrës Pukë ka rreth 50 cm dëborë tek vendi i quajtur tek Kroj i Zojës, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem me zinxhire.

4. Në aksin rrugore Fushë Arres Qaf Bene ka rreth 20 cm dëborë, borëpastuesja po punon pa ndërprerje, i kalueshem pa problem.

5. Në aksin rrugore Fushë Arrës, Iballë ka rreth 70 cm dëborë, i pakalueshem .
6. Në aksin rrugore Qafe Mali- Qafe Shllak, ka rret 1 m debore, 2 borëpastuese po punojne pa ndërprerje, momentalisht i pakalueshem.

Rrugët rurale të Bashkisë Pukë dhe Fush Arrëz janë të bllokuara.

Ne Nj.A Iballe te Bashkise Fushë Arrëz, nuk ka energji elektrike.
Rreshjet e bores vazhdojne me intesitet te larte.

Në pergjithese ne territorin e Qarkut Shkodër në zonat malore aktualisht ka rreshje dëbore ndërsa në zonat e ulta ka rreshje shiu.

Nga DRV Shkoder informohemi se te gjitha akset nacionale jane te qarkullueshme pa zinxhir, pervec Q. Mali- Fierze e cila me zinxhir, mqs sasia e bores se rene ka qene e madhe, rreth 1.3 m.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments