10.3 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeShtetasit e Maqedonisë, edhe për dy javë nuk mund të udhëtojnë drejt...

Shtetasit e Maqedonisë, edhe për dy javë nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së

Edhe pse kufijtë janë hapur, opsionet për të udhëtuar jashtë vendit mbeten të pakta: Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Përmes kamerave në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc dhe Qafëthanë shihet qarkullim i një numri veturash, që gjithsesi janë pak krahasuar me flukset e zakonshme të korrikut përpara pandemisë.

Nga ana tjetër, pikat kufitare në Deve Bair dhe Bogorodicë duken thuajse të zbrazura.

Mediat greke raportojnë se në mëngjes nga kalimi kufitar greko-bullgar në Promahonas janë kthyer rreth 15 automjete nga Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, që nga territori bullgar synon të dilnin në atë grek. Kjo pasi dy shtetet fqinje si anëtare të BE-së ndjekin politikat e saja. Ndërkohë mos-rënia e numrit të infektimeve ditore me COVID 19, ka bërë që BE të mos i heq kufizimet e udhëtimit për Maqedoninë e Veriut. Përderisa nga dita e sotme BE ka hequr kufizimet për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe disa shteteve të treta, shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe zonës Shengen, të paktën edhe për dy javë të tjera. Sipas rekomandimit të mbrëmshëm të Këshillit Evropian, përjashtim bëhet për shtetasit, banorët e BE-së dhe familjet e tyre si dhe udhëtarët me ndonjë nevojë thelbësore, siç janë: diplomatët, personeli ushtarak ndërkombëtar, studentët, punëtorët sezonal në sektorin e bujqësisë, të punësuarit në sektorin shëndetësor, kujdesen për të moshuarit dhe ata që duhet të udhëtojnë për nevoja urgjente. Madje sipas rekomandimit të mbrëmshëm, asnjë shtet anëtar nuk mund të heq kufizimet e udhëtimit për ndonjë shtet të tretë si Maqedonia e Veriut, në mënyrë të pakoordinuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments