10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeShqiprim Arifi shkarkohet nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës,nga autoritetet...

Shqiprim Arifi shkarkohet nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës,nga autoritetet e Serbisë

Shqiprim Arifi ka njoftuar se është shkarkuar nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës dhe tha se ky shkarkim ishte i dhunshëm nga pushteti autoritar i Beogradit.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Arifi.

Arifi tha se ka kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe shtoi se shkarkimi i tij që siç e quan ai të dhunshëm, erdhi pasi gjykata serbe vendosi që ai të dënohet me gjobë për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor në objektin e komunës.

Ai shtoi se shkarkimi i tij nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishin kontribuar disa shqipfolës serbofil, siç i quan Arifi, ndërkohë njoftoi se do të tërhiqet nga aktivitetet politike në Luginën e Preshevës.

“Shkarkimin tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë”, ka shkruar mes tjerash Shqiprim Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments