7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipëria në heshtje zgjedhore sot, nesër votohet për kryetarët e bashkive

Shqipëria në heshtje zgjedhore sot, nesër votohet për kryetarët e bashkive

Pas një muaji fushate në Shqipëri, sot të gjitha palët politike që garojnë në zgjedhjet vendore të së dielës duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore.

Të dielën qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët në 61 bashki të Shqipërisë dhe përfaqësuesit në Këshillat Bashkiakë.

Në zgjedhjet e 14 majit, të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 650 mijë e 550 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 122 mijë e 545 janë zgjedhës për herë të parë.

Në të gjitha bashkitë e vendit janë 5.211 qendra votimi të cilat do të presin votues nga ora 07:00-19:00.

Këto zgjedhje, në tre bashki të vendit, Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments