13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeArrestimi i Fredi Belerit/ Gjykata e Vlorës jep sot masën e sigurisë,...

Arrestimi i Fredi Belerit/ Gjykata e Vlorës jep sot masën e sigurisë, Prokuroria pritet të kërkojë “arrest me burg”

Në orën 11:15 në gjykatën e Vlorës do të mbahet masa ndaj Fredi Belerit, alias Dhionis Alfred Beleri. Pritet që Prokuroria të kërkojë arrest me burg, deklaruan për Anila Hoxhën burime jo zyrtare, por të sigurta.

Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.

Burimet i treguan gazetares Hoxha se Kokoneshi mbas shtrimit në spitalin e Vlorës është transportuar drejt Tiranës. “Nuk jemi në gjendje të themi nëse kjo është një lojë e avokatëve apo vërtet i dyshuari ka shfaqur shenja të rëndimit të gjendjes shëndetësore”- shtoi një nga anëtarët e grupit të hetimit, sipas të cilit, “është e vërtetë që i dyshuari ka kryer një ndërhyrje në zemër 10 vjet më parë, por nga ndihma e parë që ju dha në spitalin e Vlorës gjendja e tij nuk ishte aq kritike sa të transportohej drejt Tiranës”.

Në përfundim të masës për Fredi Belerin, i takon trupës gjyqësore që të caktojë orën se ku do të mbahet seanca tjetër në spital. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua dje pak minuta pas mesnate, pasi akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Sikurse raportoi Top Channel, Beleri u arrestua në restorantin e tij në Himarë, dhe shoqërua më pas në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Në komisariatin e Himarës, Belerin e kanë pritur simpatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili e quan sulm të pastër politik dhe bën thirrje që të tilla tentative, për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit, është orkestruar enkas nga kryeministri Rama.
Ndalimin e Belerit nën dyshimin e shit-blerjes së votave, vetë kreu i qeverisë nuk e ka përdorur si një ngjarje për të fërkuar duart. Duke kërkuar mos-politizimin e çështjes, Rama ka kërkuar që fjalën e fundit ta thotë drejtësia. Vetë Berisha, e konsideroi ngjarjen “hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime”, ndërsa për Greqinë fqinje “nëse nuk ka prova të pa kontestueshme, arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve përbën një skandal të vërtetë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments