7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeArrestohen tre punonjës të Bashkisë Shkodër, shpërndanin pako ushqimore në shkëmbim të...

Arrestohen tre punonjës të Bashkisë Shkodër, shpërndanin pako ushqimore në shkëmbim të votës

Tre punonjës të bashkisë së Shkodrës janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale.

Tre punonjës të bashkisë së Shkodrës janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar me furgon, 50 qese me ushqime, për t’i shpërndarë te qytetarët, për përfitime elektorale.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se të arrestuarit, Drejtori i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër; Tekniku i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër dhe  Specialisti i Financës në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

“Shpallet në kërkim porositësi i pakove ushqimore, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkia Shkodër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 50 qeset me ushqime, si dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments