3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së e çojnë Ramën në opozitë

Shpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së e çojnë Ramën në opozitë

Pas nënshkrimit të koalicionit me Partinë Demokratike, Shpëtim Idrizi ka nisur takimet me strukturat e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nëpër qytetet e vendit.

Nga një takim në Elbasan kreu i PDIU u përgjigj për akuzuar se është në një koalicion ku është dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules.

“Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë sëbashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, tha Idrizi.

Forca e PDIU-së do të dallohet në pesë qarqe, theksoi Idrizi, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka tradhtuar çështjen çame dhe në këto zgjedhje do të marrë ndëshkimin me votë.

“Ai e ka hallin tek forca e PDIU në pesë qarqe, të cilët janë një kockë në fyt për këtë mazhorancë, sidomos për Edi Ramën. Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë. Kësaj radhe PDIU nuk do të ketë deputetë bedil, por do të përfaqësohet nga zonja e zotërinj shqiptarë të Çamërisë kudo”, tha më tej ai.

Në takimin me strukturat e PDIU-së ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i deleguari i saj për Elbasanin, Gazmend Bardhi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments