16.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi “kërcënon” Ramën: Votat e PDIU-së do e çojnë në opozitë,...

Shpëtim Idrizi “kërcënon” Ramën: Votat e PDIU-së do e çojnë në opozitë, koalicionin e kemi me PD dhe jo me grekët

Shpëtim Idrizi

Disa ditë më parë kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi nënshkroi marrëveshjen për koalicion me kryedemokratin Lulzim Basha, ku 13 parti do të dalin në zgjedhjet e 25 qershorit me një listë të përbashkët.

Në një takim me strukturat e partisë së tij në Elbasan, Idrizi u shpreh se Rama ka tradhëtuar çështjen çame, ndaj do jenë votat e PDIU-së që do e çojnë në opozitë.

“Ai e ka hallin tek forca e PDIU në 5 qarqe, të cilët janë një kockë në fyt për këtë mazhorancë, sidomos për Edi Ramën. Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë. Kësaj radhe PDIU nuk do të ketë deputetë bedil, por do të përfaqësohet nga zonja e zotërinj shqiptarë të Çamërisë kudo”, tha Idrizi.

Për sa i përket akuzave se ka hyrë në një koalicion me PBDNJ-në e Vangjel Dules, kryetari i PDIU tha se koalicioni i tij i vetëm është me Partinë Demokratike.

“Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë sëbashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, u shpreh Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments